Bota

Tragjedi nga fishekzjarret! Vdes 12-vjeçari në Holandë, viktima në Gjermani & Austri

GJERMANI– Nata e ndërrimit të viteve ka rezultuar tragjike në Gjermani, Austri dhe Holandë për shkak të fishekzjarreve. Në Gjermani, në rajonin e Nordrhein-Westfalis, një 37-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë. Në Austri, një 23-vjeçar ndërroi jetë në Vjenën jugperëndimore dhe tre të tjerë u plagosën.

Lexo më shumë  Ushtria izraelite deklaron se ka vrarë Esmail Ahmadi-n, zyrtarin më të lartë të inteligjencës në forcën paramilitare Basij të Iranit

Të plagosur nga fishekzjarrët janë të shumtë edhe në qytetet gjermane, ndërsa një 12-vjeçar u vra në Holandë. Të paktën 80 persona u plagosën nga fishekzjarrët në Holandë, duke përfshirë njerëz që humbën këmbët dhe duart nga shpërthimet.

Festa me fishekzjarre në Holandë është ndaluar për të dytin vit me radhë mirëpo qytetarët nuk resepktuan ligjin e vendosur nga qeveria.

Lexo më shumë  Orbani i Hungarisë vazhdon të bllokojë ndihmat e BE-së për Ukrainën dhe sanksionet për Rusinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *