Lajme

TRAGJEDI gjatë filmit! Alec Baldwin vret gabimisht fotografen, plagos regjizorin

Tragjedi ka ndodhur gjatë xhirimit të filmit ‘Rust’ i cili po zhvillohej në New Mexico. Provat e filmit lanë pas 1 të vdekur dhe një tjetër person të plagosur.

Ishte aktori i njohur Alec Baldwin, producenti dhe aktori i filmit i cili qëlloi me armë mbi fotografen dhe plagosi një person tjetër. Baldwin mendoi se arma që kishte në dorë ishte ‘lodër’ mirëpo gabimisht ajo ishte e mbushur dhe i mori jetën Halyna Hutchins, drejtores së fotografisë. I plagosur ka mbetur Joel Souza, 48 vjeç, regjisori i filmit.

Lexo më shumë  Komandanti i FSK-së pret në takim Zëvendës Agjutantin e Gardës Kombëtare të Ajovës së SHBA

Gruaja u dërgua me urgjencë në spital por nuk mundi t’i shpëtojë dëmtimeve ndërkohë që regjizori ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore.

Hutchins ishte nga Ukraina dhe u rrit në një bazë ushtarake sovjetike në Rrethin Arktik. Ajo studioi gazetari në Kiev, dhe film në Los Anxhelos, dhe u emërua një “yll në rritje” nga revista amerikane Kinematograf në vitin 2019. Ajo ka qënë drejtore e fotografisë për filmin aksion Archenemy 2020, me regji të Adam Egypt Mortimer.

“Jam shumë i trishtuar për humbjen e Halyna. Dhe kaq i indinjuar që kjo mund të ndodhë në një set,” tha zoti Mortimer në një postim në Twitter.

Gazeta lokale meksikane, The Santa Fe New Mexican raporton se aktori 68-vjeçar Baldwin është parë i përlotur jashtë komisariatit të policisë. Ende nuk dihet se si do të vijojnë procedimet, nëse ai do të arrestohet dhe për sa vite.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *