Trafikanti/ Ja kush është njeriu i Bashës që dhunonte protestuesit në seli!
Jo vetëm roja i Lulzim Bashës, Astrit Gosturani, por edhe i vëllai i këtij të fundit ka qenë ndër mercenarët e Lulzim Bashës, që ka dhunuar sot barbarisht demokratët te selia blu.
Ylli Gosturani ka hedhur gaz lotjsellës dhe goditur me sende të forta protestuesit te ballkoni i Lulzim Bashës.
Ylli Gosturani është person me precedent penal. Ai është autori i plagosjes me thikë të dy shoferëve të furgonëve të shkollave në Tiranë.
Ngjarje kjo e ndodhur në 3 nëntor 2021.
Gjithashtu, Ylli Gosturani rezulton i dënuar në Gjermani për trafik droge.
Edhe pse ishte shpallur në kërkim policor për therjen me thikë të dy shoferëve, Ylli Gosturani strehohej në selinë e PD, nën garancinë e vëllait të tij ish-gardist dhe Lulzim Bashës.
Policia e shtetit, ndërkohë që shpërndante turmën, mund edhe të kishte shoqëruar në komisariat Ylli Gosturanin.
Rruga Press