Sport

Tottenhami thuhet se ka arritur marrëveshje me Interin për çmimin e Lautaro Martinezit

Tottenham Hotspur thuhet se ka arritur marrëveshje me Interin për transferimin e sulmuesit Lautaro Martinez.

Pas Romelu Lukakut, Interit mund t’i largohet edhe sulmuesi tjetër kryesor i ekipit.

Bëhet fjalët për ‘vrasësin’ argjentinas, Lautaro Martinez, i cili pritet të kalojë në Ligën Premier.

Sipas mediumit The Times, Tottenhami është pajtuar me Interin për çmimin e sulmuesit 23-vjeçar.

Ky medium shton se Spurs janë pajtuar të paguajnë 60 milionë funte apo rreth 70 milionë euro për ‘Toron’.

Në garë për Lautaron ishte edhe Arsenalin, por rivalët londinez thuhet se kanë fituar garën.

Lautaro në sezonin e fundit shkëlqeu duke shënuar 19 gola dhe duke dhuruar 11 asistime në të gjitha garat me Interin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *