KryesoreLajme

Tony Blair: Shumë gjëra pozitive po ndodhin në Kosovë, janë mësim për tërë botën

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, ka thënë se në Kosovë janë duke ndodhur shumë gjëra pozitive, të cilat siç ka thënë, janë mësim për tërë botën.

Në një konferencë për media të hënën bashkë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Blair ka deklaruar se mezi pret që të vijë dita kur Kosova të zë vendin në familjen e Kombeve të Bashkuara.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

“Atëherë isha i bindur se ishte gjëja e duhur për ta bërë dhe tani jam i bindur që duhet t’u rrimë krah njerëzve të Kosovës në mënyrë që e ardhmja e Kosovës të jetë në linjë me meritat e njerëzve të saj. Këtu po ndodhin shuë gjëra pozitive që janë mësim për tërë botën, dhe pres me padurim që ta pres ditën kur Kosova zë vendin e duhur në familjen e kombeve. Dua edhe njëherë të shpreh falënderimin dhe solidaritetin me njerëzit e Kosovës që e kanë ndierë atë kohë, e ndjejnë tani dhe do ta ndjejnë edhe në të ardhmen”, është shprehur Blair.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Pas konferencës, ai do t’u drejtohet deputetëve të Kosovës në Parlament me një fjalim.

Rruga Press

YouTube player