Lajme

Tomorri: Me anë të fondacionit të Delina Ficos, Soros ka privatizuar dhe gjyqësorin

Gazetari Klodian Tomorri ka akuzuar Soros se me anë të financimeve të dhënë për fondacionin e Delina Ficos ka privatizuar gjyqësorin.

Gjatë diskutimit në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Tomorri u shpreh se, janë përdorur mekanizma ekstraligjor dhe ekstrakushtetues për të ndërhyrë në vendimet gjyqësore të Gjykatës së Lartë dhe këtu ai kishte parasysh ekspertët e Institutit për Menaxhim Lindje-Perëndim, që drejtohet nga Delina Fico që kanë ndërhyrë në menaxhimin e dosjeve gjyqësore në Gjykatën e Lartë.

Është bërë e qartë që njerëzit të cilët bënë reformën në drejtësi, ishin të financuar nga Soros. E gjithë reforma dhe një pjesë e mirë e njerëzve janë dërguar aty nga paratë e Soros.

Kanë arritur deri aty sa të fusin duart, me ekspertë jashtë sistemi gjyqësor, në vendimet e gjyqësorit të Gjykatës së Lartë.

Është privatizim i gjyqësorit, sepse merret një grup ekspertësh nga jashtë sistemit, financohet nga një OJF, në këtë rast është Instituti për Menaxhim Lindje-Perëndim, i cili ka qenë një nga kanalet kryesore për të sjellë paratë e Soros dhe jo vetëm, për të kapur të gjitha institucionet e drejtësisë në Shqipëri.

Pra merren këta ekspertë jashtë sistemit dhe futen në Gjykatën e Lartë në kuadër të jë projekti për reduktimin e stokut të dosjeve në këtë gjykatë, sepse janë me dhjetëra mijëra dosje, që pasi u shkatërrua i gjithë sistemi i drejtësisë, u krijuar stoku i famshëm.

Tani gjejnë mekanizma ekstraligjor dhe ekstra Kushtetues për të ndërhyrë dhe futur duart.

Roli i tyre mbetet i paqartë se me çfarë statusi kanë qenë këta pranë gjykatave.

Unë nuk mendoj se këta kanë qenë punonjës raftesh se për këtë do të merreshin marangozë apo arkivistë.

Tani informacione ka që këta kanë futur duart edhe në zbardhje vendimi, por ne nuk jemi në gjendje ta provojmë sot, se cila ka qenë puna e tyre në këtë gjykatë.

Është një skandal i jashtëzakonshëm dhe duhet të dalin përgjegjësitë. Defakto ky është privatizimi i gjyqësorit’, tha gazetari Klodian Tomorri.

Lexo më shumë  Shqipëria mbetet me pagën minimale më të ulët në Evropë

Rruga Press

YouTube player