“Tokyo 2020”: Zonja e Parë, Jill Biden, do të jetë në ceremoninë e hapjes
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i japin rëndësi të veçantë Lojërave Olimpike. Mësohet se Zonja e Parë, Jill Biden, do të jetë e pranishme në Tokio për ceremoninë e hapjes së Olimpiadës, si ‘kryesuesja’ e delegacionit sportiv amerikan.
“Nuk ka pasur asnjë ndryshim, ajo ende synon të marrë pjesë në lojëra. Ekipi ynë po monitoron nga afër situatën. Presidenti dhe Zonja e Parë menduan se ishte e rëndësishme që delegacioni të drejtohej në nivelin më të lartë,”- ka thënë tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, në një konferencë për shtyp.
Rruga Press