Sport

“Tokyo 2020”: Pritjes i erdhi fundi, sot ceremonia e hapjes së Olimpiadës…

950 njerëz do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave të 32-ta Olimpike në Tokio. Prej tyre, 800 do të jenë personalitete të huaja dhe anëtarë të shtypit dhe 150 japonezë.

Midis personaliteteve të huaja do të jetë presidenti francez Emmanuel Macron, përfaqësues i qytetit që do të presë lojërat e ardhshme (Paris) dhe zonja e parë e SHBA, Jill Biden. Në anën japoneze do të jetë Perandori Naruhito, i cili zyrtarisht do të çelë Olimpiadën, Kryeministri Yoshihide Suga dhe presidenti i “Tokyo2020” Seiko Hashimoto etj.

Ceremonia hapëse, është planifikuar të nisë në orën 13:00, me orën europiane, ajo do të zgjasë tre orë e gjysmë dhe do të zhvillohet në stadiumin ‘Olimpik’ të Tokios, me 18 krerë shtetesh në tribuna. Delegacionet nga 205 vende do të parakalojnë para tyre, por në një formim të reduktuar për shkak të Covid.

Lexo më shumë  Muçi: Kemi ardhur për të fituar në Poloni dhe t’i bëjmë të gjithë krenarë

E matur, e thjeshtë dhe me momente të frymëzuara nga tragjedia e pandemisë: fillimi i ceremonisë do t’i kushtohet përvojës së Covid që njerëzimi dhe bota e sportit në veçanti, ka përjetuar për një vit e gjysmë.

Sipas raporteve nga gazetarët që morën pjesë në provën e ceremonisë, shfaqja fillon me një njeri të vetëm në qendër të stadiumit. Artisti do të shfaqet në fillim i palosur në vetvete, pastaj ai do të ngrihet dhe do të shtrihet në lartësinë e tij të plotë për të simbolizuar kthimin në jetë…

Lexo më shumë  Shqipëria për fitore në Poloni, formacionet zyrtare

“Si do të ndihem duke hyrë në stadium për ceremoninë e hapjes? Unë nuk jam një profet. Do ta shohim. Unë mendoj se ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike do të jetë një kohë gëzimi dhe lehtësimi.” Kështë është shprehur presidenti i IOC, Thomas Bach, në funksion të hapjes së “Tokyo 2020”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *