Toka vazhdon të dridhet. Pas lëkundjes së fortë 4.7 ballë, ja sa tërmete kanë rënë deri tani dhe sa ishte magnituda
Pas tërmetit të fortë 4.7 ballë të së dielës mbrëma që “shkundi” vendin dhe krijoi panik tek qytetarët, ditën e sotme janë regjistruar disa lëkundje të tjera, ndonëse me magnitudë më të vogël, sipas IGJEUM.
Instituti i Gjeoshkencave ka regjistruar një numër të konsiderueshëm pasgoditjesh.
Nga mëngjesi i 16 janarit e deri në orën 15:00 janë shënuar mbi 10 lëkundje me magnitudë nga 2 deri në 3.7 ballë.
Tërmeti i orës 10:39 u ndje më shumë pasi lëkundja ishte 3.7 vallë me epiqendër në Dibër.
Kujtojmë që tërmeti i një ditë me parë ka shkaktuar disa dëme materiale në zonën e Klosit, aty ku ka qenë edhe epiqendra. Zyrtarë të bashkisë Klos thanë se dëmet janë kryesisht në banesa të pabanuara, apo që edhe janë dëmtuar nga tërmeti i tre viteve më parë, nëntor 2019.
Rruga Press