Toka e mbështjellë nga një shkëlqim i dyfishtë ajri, çfarë tregon fotoja e kapur nga astronauti?
Disa ditë më parë, një astronaut nga Stacioni Hapësinor kapi një fenomen sugjestionues që kornizon Tokën dhe gjithashtu ofron informacion të dobishëm për shkencëtarët.
Kjo fotografi me ekspozim të gjatë është marrë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor më 21 janar 2024, ndërsa fluturonte mbi Oqeanin Paqësor në verilindje të Papua Guinesë së Re. Dhe na tregon Tokën të mbështjellë në një “airglow”, një brez lumineshent i prodhuar nga ndërveprime të veçanta kimike që ndodhin midis 80 dhe 600 km nga sipërfaqja e Tokës.
Në realitet, në këtë rast “airglow”, është i dyfishtë. Njolla e verdhë është për shkak të ndërveprimit me grimcat e natriumit të pranishme në atmosferë, ndërsa e kuqja shkaktohet nga oksigjeni atomik.
Ndërveprimi midis dritës nga Dielli, grimcave të ngarkuara dhe molekulave në atmosferë mund të krijojë një sërë fenomenesh drite, më të famshmet prej të cilave janë aurorat polare. Fenomene si “airglow”, jo vetëm që janë shumë spektakolare, por mund të jenë të dobishme, sepse ato mund t’i ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë më mirë se çfarë po ndodh në shtresat e sipërme të atmosferës.
Rruga Press