Lajme

Toka digjet në flakë, pushtetarët në Gramsh bëjnë foto të buzëqeshur

Flakët kanë përpirë shtëpi, pemë e pasuritë e një jete për shumë banorë të Gramshit, por dy zyrtarë lokalë kanë gjetur kohë për të bërë nga një pozë me flakët pas krahëve.

Besmira Qose, Drejtoreshë e Shëndetit Publik, dhe Albert Ceci, Nënprefekt i zonës, shihen në foto pranë tymit e flakëve, si dy turistë të rastësishëm që kanë ndaluar të buzëqeshur, ndërsa në sfond konsumohet tragjedia për banorët e fshatrave të Gramshit.

Lexo më shumë  BIRN: Mediat e mëdhaja shqiptare përhapin propagandë ruse

Në rrjete sociale, reagimet nuk kanë munguar. “Këto pamje janë të papranueshme. Njerëzit këtu kanë humbur gjithçka. Ndërkohë, përfaqësuesit e shtetit po sillen sikur kjo është një shëtitje apo sesion fotosh,” ka shkruar denoncuesi që publikoi fotot, duke sintetizuar me një fjali ndjenjën e shumicës: “Vendi digjet, shteti krihet.”

Ndërkohë, në terren, qindra banorë e kanë kaluar natën në kushte emergjente, duke parë nga larg shtëpitë e tyre të bëhen hi. Por mes këtij kaosi, Gramshi mund të krenohet për rekordin e PR personal në mes të një katastrofe.

Lexo më shumë  Tjetër skandal/ Shembet bankina në rrugën Pogradec-Qafë Plloçë
YouTube player