Lajme

Tkurrja e popullsisë ka pasoja të mëdha tek tregu i punës

Të dhënat demografike për tkurrjen dhe plakjen e popullsisë ngrenë alarmin për tregun e punës. Emigracioni masiv, kryesisht i të rinjve ka vendosur në vështirësi kompanitë. Bujqësia, industria prodhuese dhe ajo fason, janë sektorët që po përballen me mungesë të fuqisë punëtore dhe zhvillojnë aktivitetin e tyre nën kapacitet.

Të dhënat tregojnë se zyrtarisht në sektorin e bujqësisë janë mbi 400 mijë të vetëpunësuar, por numri real i tyre është shumë më i vogël. Braktisja e fshatit vijon tashmë prej shumë vitesh dhe Shqipëria nuk është më vendi bujqësor i para viteve ’90.

Lexo më shumë  Si është të jesh shqiptar në Serbi?

Problematike situata edhe në industrinë fason, që zyrtarisht ka rreth 68 mijë të punësuar. Vetëm në harkun kohor të një viti, prodhuesit e veshjeve dhe këpucëve, kanë humbur mbi 4 mijë punonjës dhe po kërkojnë tashmë punëtorë të huaj.

Për shkak të emigrimit masiv dhe tkurrjes së popullsisë ekonomia shqiptare po përballet me ulje të produktivitetit. Vetëm pak ditë më parë, Banka Botërore rekomandoi për Shqipërinë një model më të fortë dhe më të qëndrueshëm ekonomik, të bazuar tek investimi në kapitalin njerëzor dhe përmirësimi i aftësive në punë./a2/

Lexo më shumë  Gërvalla: Kosova e përkushtuar për rritjen e bashkëpunimit me Greqinë, fokus tregtia e investimet

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *