Tjetërsoi e shiti pronë në Dhërmi, burg për topografin e bashkisë së Himarës
Gjykata e Vlorës së bashku me prokurorinë kanë vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për topografin e bashkisë Himarë, Elton Marko.
Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentacioni.
Seanca gjyqësore u drejtua nga relatorja Herila Cela.
Topografi i bashkisë akuzohet se ka falsifikuar aktin e marrjes së tokave në pronësi dhe se ka përdorur formularin për regjistrimin e një toke, të cilën më pas e shiti.
Për tjetërsim të pronësisë, në zonën e Dhërmiut është arrestuar dhe ish-kreu i Kadastrës, Klodian Troci dhe vartësit e tij.
Rruga Press