Lajme

Tjetër vrasje mafioze në Shkodër, viktimës në vitin 2020 i kishin vendosur tritol

Te shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e kësaj të marte, në lagjen “Rus” te Shkodrës. Mësohet se nga atentati me armë ka mbetur viktimë Nazmi Bandula.

Bandula është qëlluar nga një mjet në lëvizje teksa po pinte kafe para banesës së tij. Ky person është një emër i njohur për blutë e Shkodrës pasi ka precedentë të mëparshme penal për konflikte brenda familjes.

Gjithashtu në 2020, Bandullës iu vendos tritol në mjetin e tij, në lagjen Partizani. Ngjarja është regjistruar më 26 dhjetor të vitit 2020. Vetë Bandulla tha për ngjarjen në atë kohë se nuk e kishte idenë se kush ia kishte vendosur tritolin, pasi nuk kishte konflikte.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për  sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shkodra ka shumë kohë që është kthyer në strehën e krimit tipik mafioz. Grupe të ndryshëm kriminalë që janë të lidhur më faktorë të ndryshëm politikë nuk bijnë kurrë në rrjetën e forcave të rendit. Edhe kur bijnë, në rastin më të mirë, lirohen pas 2-3 vitesh për të vazhduar ‘biznesin’ aty ku e kishin lënë.

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

Me çdo vrasje që ndodh, më shumë se humbja e jetës njerëzore, po humb shpirti i një qyteti mijevjeçar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *