Lajme

Tjetër padi në Arbitrazh, kompania austriake kërkon 150 mln € nga Shqipëria

Prishja e një marrëveshje mes një kompanie austriake dhe Shqipërisë, rrezikon të çojë vendin tonë në një tjetër përballje në arbitrazh.

Kompania ‘Ivicom holding’ i kërkon qeverisë shqiptare 150 milionë euro dëmshpërblim për prishjen e marrëveshjes për ndërtimin e një centrali elektrik në zonën e Korçës.

Mësohet se javën e kaluar, Ministria e Financave ka kryer një transaksion me vlerë rreth 150 milionë lekë të vjetra në llogarinë e një studio ligjore suedeze, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në përballjen me kompaninë austriake. Gjithashtu është kryer dhe një pagesë prej 500 mijë euro për konsulencë lidhur me mosmarrëveshjen.

Lexo më shumë  U qëllua me armë zjarri nga partneri, ndërron jetë 44-vjeçarja në Shkodër

Në vitin 2018, kompania me seli në Austri, “Ivicom Holding” i ka paraqitur qeverisë shqiptare projektin për ndërtimin e një centrali në zonën e Zëmblakut, i cili do të përdorte gazin e transportuar nga gazsjellësi TAP për të prodhuar energji elektrike.

Ky projekt, i pranuar nga qeveria shqiptare, synonte ndërtimin e centralit me kapacitet 500 megavat, ndërsa do të punësoheshin rreth 400 persona. Kostoja e investimit do të kapte vlerën prej rreth 350 milionë euro.

Investimi nuk është realizuar, për shkak se Ministria e Mjedisit nuk ka pranuar të jap lejen mjedisore.

Pas këtij vendim, ky projekt nuk gjeti zbatim ç’ka e detyroi kompaninë austrike të kërkoi në Gjykatën e Arbitrazhit të Suedisë një dëmshpërblim prej 150 milionë euro.

Kjo nuk është padia e vetme ndaj qeverisë shqiptare në arbitrazh pasi numërohen edhe disa kompani të tjera si ajo gjermane ‘EMS Shipping’, kompanitë “Dondi dhe Kubota”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *