Tjetër ‘non grata’ në rajon! MASTERPLANI amerikan, synohet ‘eliminimi’ i Dodik
Nga dy projektet që ka në Evropë – Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë – fokusi i Amerikës është aktualisht në Drina. Angazhimi i Uashingtonit ka për qëllim ndryshimin e qeverisë në Republika Srpska dhe daljen në pension politik të Milorad Dodik, e po ashtu ndryshimin e Kushtetutës së BiH. Sipas “Blic”, nuk përjashtohet vendosja e sanksioneve ndaj “RS”.
E thënë thjesht, Shtetet e Bashkuara janë sërish në ofensivë. “Blic” ka mësuar se Uashingtoni po shqyrton sanksione të reja në Republikën Srpska, të cilat këtë herë nuk do të vendosen vetëm për Dodik por edhe për njerëzit e tij.
Diplomati, burim i “Blic”, pohon se në qarqet diplomatike konsiderohet se Republika Srpska dhe Dodik, si eksponentë e asaj politike, po bllokojnë përparimin e BiH-së dhe se një situatë e tillë “duhet të zgjidhet”. Sipas diplomatëve, kjo është mënyra e vetme që BiH do të “zhbllokohet”.
“Blic” merr vesh se raundi i ri i sanksioneve është duke u shqyrtuar por që motivi kryesor do të jetë shkelja e marrëveshjes së Dejtonit. Synimi është të përgatitet terreni për zgjedhjet në BiH në vitin 2022, në të cilat Dodik dhe ata që e mbështesin, të dalin të dobët prej tyre.
Një burim i Blic thotë se ngrirja e pronave dhe ndalimi i hyrjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të zbatohet për bashkëpunëtorët më të afërt të Dodikut, por edhe për zyrtarët partiakë të partive të tjera ku ai mund të mbështetet. Shtetet e Bashkuara presin që disa vende evropiane mund t’i bashkohen sanksioneve – por jo të gjitha, sepse nuk ka konsensus në BE kur bëhet fjalë për RS dhe sanksionet e ndërmarra ndaj saj.
Eskobar dhe Dodik, të njohur të vjetër
Gabriel Escobar, një diplomat amerikan që ka sjellë mesazhe nga Uashingtoni së fundmi, është gjithashtu një njohës i vjetër i të gjithëve në rajon. Duke filluar nga Milorad Dodik, rreth të cilit aktualisht po bën presionin më të madh. Njohja mes Dodikut dhe Escobarit daton në vitet 1990, kur Escobar, zëvendësndihmës sekretari aktual i shtetit i ngarkuar për Ballkanin Perëndimor, ishte kreu i zyrës së ambasadës amerikane në Banja Luka.
Amerika dhe Kosova – fokus në UNESCO dhe Interpol
Kur është fjala për Kosovën, deri më tani nuk ka ultimatum për njohjen e pavarësisë, por ka dëshira dhe pritshmëri. Sipas “Blic”, presioni për njohjen e pavarësisë është zëvendësuar me pritshmërinë se Beogradi do të zhbllokojë anëtarësimin e Prishtinës në UNESCO dhe Interpol.
Amerika dhe Mali i Zi – Serbët janë në rregull, por Fronti Demokratik jo.
Mali i Zi ka hyrë në një gjendje politikisht të paqëndrueshme. Qeveria nuk ka mbështetjen e Kuvendit. Diplomati amerikan Escobar ka përcjellë një mesazh politik: vija e kuqe për SHBA-në është Fronti Demokratik. Arsyeja nuk është se ata janë serbë, por sepse amerikanët nuk i duan liderët aktualë në pushtetin ekzekutiv për stabilizimin e qeverisë. Gjatë vizitës së Eskobarit në Mal të Zi, disa bashkëbisedues nga qeveria malazeze sugjeruan që të formohej një qeveri e pakicës për të cilën do të votonte edhe DPS. Por të njëjtat burime për Blic kanë bërë me dije se Escobari ka dëgjuar të gjitha propozimet, duke përfshirë edhe atë që Fronti Demokratik është i nevojshëm në Qeveri për të kaluar projekte të rëndësishme. Escobar nuk u tha as “po” as “jo” përveç faktit se grupi aktual i FD-së është i papranueshëm për Uashingtonin.
Marrë dhe përkthyer nga Blic
RrugaPress