Tjetër grafit fashist, “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” – kësaj radhe në afërsi të varrezave pranë Beogradit
Një tjetër grafist fashist e kërcënues është parë në afërsi të Beogradit, përkatësisht në Mlladenoc.
Kështu ka raportuar para pak çastesh N1, duke publikuar edhe një video.
Në videon gjegjëse shihen dy të rinj që po shkruanin në mur, ndërsa ai që incizonte po i pyeste: edhe në varreza?
Lexo më shumë Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment
Djemtë, këtij të fundit iu përgjigjën me: mesazhi është me rëndësi.
Gjithnjë sipas N1, këta dy të rinj kishin të veshur bluza të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Rruga Press