Bota

Tjetër denoncim për Facebook: Krijoi monopol me strategjinë “blije ose fundose”

Një tjetër denoncim për gjigantin e mediave sociale. Komisioni Federal i Tregtisë, agjencia amerikane që merret me konsumatorët dhe tregtinë, ka paraqitur një denoncim të ri prej 80 faqesh kundër Facebook për mbajtjen e paligjshme të një regjimi monopol në botën e teknologjisë, raporton CNBC. Një nismë e tillë u paraqit edhe në qershor të këtij viti, por u refuzua nga një gjykatës federal. Gjithçka nisi të dhjetor të vitit të kaluar, kur Autoriteti Amerikan u bashkua me 48 shtete për të paditur Facebook.

Lexo më shumë  Talebanët kërkojnë zyrtarisht ftesë për samitin e BRICS të Rusisë

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, ka kohë deri në 4 tetor për t’u përgjigjur.

Lidhur me kërkesën e parë, gjykata vendosi se Komisioni Federal i Tregtisë nuk e përcaktonte saktë tregun në të cilin Facebook po mbante monopolin dhe nuk specifikonte pjesën e tregut që kishte rrjeti social.

Ndërkohë, ankesa e re i referohet blerjes së Instagram dhe WhatsApp në 2012 dhe 2014, të cilat sipas KFT kanë përcaktuar pozicionin e monopolit në treg. Sipas dokumentit, Facebook ka ndjekur skemën “blije ose fundose” dhe për këtë ka të dhëna dhe dëshmi shtesë.

Lexo më shumë  Pse Kina lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *