Lajme

Tjetër betonizim në Jug/ Kompania koncesionare që është nën hetim “Gjikuria” përfiton 9 mijë m2 tokë në Dhërmi

Këshilli i Ministrave ka vendosur të heqë dorë nga 9 mijë metra katrorë tokë në brigjet e fshatit Dhërmi dhe Gjilekë për t’ia dhënë në përdorim ndërtimit të një tjetër resorti në Jug.

Kompania ‘Gjikuria’ ka arritur të marrë disa muaj më parë statusin e Investitorit strategjik për projektin “White Roads Hotel”.

Përgjatë 12 mijë metrave do të ndërtohen 150 njësi banimi, duke përfshirë një hotel, bare dhe restorante.

Në total vlera e investimit të projektit është 10 milionë euro.

Investitori ka në pronësi të tij 3000 m2, ndërsa shteti do t’i japë në përdorim me qira afatgjatë 9 mijë metra kundrejt tarifës 1 euro.

Kompania ‘Gjikuria’ përfitoi në shkurt të vitit të kaluar lejen dhe statusin strategjik për një tjetër projekt përgjatë zonës Perivolo në Dhërmi për ndërtimin e 3 hoteleve, vilave dhe rinovimin e 40 shtëpive.

Në total janë 30 projekte në fushën e turizmit që kanë marrë statusin e investitorit strategjik, shumica e të cilave kanë si vendndodhje brigjet e detit Jon.

Një ndër këto firma që ka marrë tendera pafund është kompania Gjikuria Sh.p.k, e cila kohët e fundit ka fituar dhjetëra prokurime dhe ku pjesën më të madhe i ka përfituar në Tiranë dhe Vlorë.

Miliardat e fituara janë nga prokurimet publike ku Gjikuria i ka si subjekt më vete, por edhe në bashkëpunim me kompani të tjera. Kjo kompani duket se gëzon mbështetjen e segmenteve të caktuara të opozitës.

Lexo më shumë  “Focus”: Drama e portit të Durrësit, largohen investitorët gjermanë

Tenderat e fituara ndër vite nga firma Gjikuria

Firma Gjikuria ka lidhur një kontratë me ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës në formë koncesioni PPP në vlerën e 67,359,926 Euro për ndërtimin e të projektit të rrugës Porti i Jahteve-Orikum-Dukat. Kohëzgjatja e këtij koncesioni është 13 vjet.

Por kjo nuk është mjaftuar me kaq, Gjikuria ka përfituar një shumë marramendëse për tenderat që shkojnë në 3,565,356,060 lekë të reja, ose rreth 30 milionë euro.

Tenderat e fituara

– Shoqeria Koncesionare “Rruga Orikum – Llogara”- vlera e investimit 67,359,926 Euro

– Tendera të fituara si kompani Gjikuria shpk 743, 378, 477,20 lekë

Bashkia Tiranë

– Sistemimi i Përroit të Kallmit- 45,971,052.00

– Rikualifikim urban i bllokut qe kufizohet nga Blv Bajram Curri-Blv Petro N. Luarasi-Rruga Taulantia-Rruga Ali Demi-Faza I-  94,900,888.00

– Rehabilitimi i rrugëve të bllokut që kufizohet nga rrugët Fabrika e Qelqit, Konferenca e Pezës. Besim Alla dhe Jorgo Panajoti Faza I – 169909814.5

– Rikonstruksioni i infrastrukturës rrugore të bllokut që kufizohet nga rruga Qemal Stafa – rruga e Dibrës dhe rruga Bardhyl Lidhur- 161,221,244.00

Në bashkitë e tjera

– Rikonstruksioni i godinës aktuale të Bashkisë Himarë 40,613,118.00

– Ndërtimi i rrjetit të jashtëm të kanalizimeve të ujërave të zeza dhe stacioni i pompimit, Lagja Potam   34160214.7

– Rikonstruksioni i Shkollës së Mesme ”Spiro Gjiknuri’, Himarë- 42,631,935.00

Lexo më shumë  Kamberi: Serbia po pengon realizimin e ndihmës së Qeverisë së Kosovës për shqiptarët e Luginës

– Lezhë- Rikonstruksion i rrugës Superstradë -IEVP Shënkoll 33,824,250.00

– Sarandë- Përmirësimi i rrjetit të ujërave të zeza zona Hotel Butrinti deri te Kanali i Cukës 120,145,961.00

Tenderat e fituara në bashkëpunim me kompanitë e tjera

– Bashkia  Tiranë “Rikualifikim urban Blloku te Dogana, Njësia 7, Gjikuria & RT – 30,561,535.5

– Rikonstruksion pjesor i zyrave të Aparatit të Bashkisë Tiranë – Gjikuria shpk dhe Sinder Ab shpk 16,748,769.00

– Tiranë- Ndërtimi i Godinës së Re të Ujësjellësi GJIKURIA  & 4 A-M shpk 470,353,557.45

– Tiranë- Shërbimi i Pastrimit të Zonës Tirana I – Ante Group-Gjikuria 506,696,943.00

– G.P.G. COMPANY SHPK & GJIKURIA SHPK – 114,677,817      

– Lushnjë- Rikonstruksion i shkolle 9-vjeçare 4 Dëshmorët 41,463,186.00

– Klos-Rikonstruksion i shkollës së mesme Shaban Çollaku 73,214,631.00

– BAJRAMI N. SHPK – GJIKURIA – 5 tendera        198,272,498  lekë

Kontrata në Shëndetësi

– Gjikuria SHPK – Rikonstruksion i ambienteve të repartit të Reanimacionit të Spitalit Shkodër  27,372,487 lekë

– Gjikuria SHPK – Arti SHPK- 2 tendera vlera 222,094,827

– Ndërtimi i maternitetit të ri dhe shtesë dy kate për shërbimin e kirurgjisë dhe të patologjisë në spitalin 36,861,650.83 lekë

– Ndërtimi i maternitetit të ri dhe shtese dy kate për shërbimin e kirurgjisë dhe të patologjisë në Spitalin Sarandë 185,233,176.50

Kontrata publike me Fondin e Zhvillimit Shqiptar

– Shtatë tendera për ndërtim të rrugëve në vlerën e 1,235,199,150 lekëve

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *