KryesoreLajme

Tjetër bastisje në veri të Mitrovicës, policia kap armë dhe paisje ushtarake, raketahedhës (zolla), jelekë antiplumb,helmeta…

Një ndërtesë në veri të Mitrovicës ,Policia e Kosovës  ka bërë një tjetër bastisje ku në  një apartamen ka gjetur armë të rënda dhe paisje të tjera ushatarake.

Bastisja u krye në hyrjen e dytë të kësaj ndërtese. Siç konfirmoi zëvendëskomandanti i PK-së për Veriun, Veton Eljshani, i cili është në terren, në një apartament u gjetën tre pushkë, helmeta, një maskë gazi, një jelek antiplumb dhe një çantë ushtarake.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani udhëton zyrtarisht për në Selinë e Shenjtë, pritet në audiencë nga Papa Leo XIV

Ai saktësoi se nuk janë bërë arrestime dhe se nuk dihet se për apartamentin e kujt bëhet fjalë.

Ata erdhën në këtë vendndodhje, thotë ai, bazuar në një informacion që kishin marrë më parë nga qytetarët.

“Pasi morëm një informacion nga qytetarët, erdhëm në këtë vend dhe gjetëm disa zolla, helmeta, jelekë antiplumb dhe jelekë mbrojtës. Por do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas. Atje ndodhet një njësi e specializuar dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas. Deri më tani, nuk është bërë asnjë arrestim”, tha Elshani.

Lexo më shumë  Publikohen foto të reja nga pasuria e Epstein që tregojnë Trump, Bannon, Bill Clinton dhe njerëz të tjerë të profilit të lartë

Armët u hoqën nga kjo ndërtesë nga anëtarët e Njësisë së Deminimit.

Ai theksoi se ky veprim nuk ka lidhje me kërkimet e mëngjesit të sotëm në këtë qytet dhe në Zveçan.

Rruga Press

YouTube player