Bota

Tjetër aktakuzë ndaj Trumpit

Një tjetër aktakuzë është ngritur kundër ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për tentim shfuqizimi të humbjes në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Georgia.

Një juri e madhe ka vendosur që Trumpi dhe 18 persona të tjerë të përballen me akuza për disa vepra penale, përfshirë mashtrimin.

Lexo më shumë  Politico: Rusia krijon kampe trajnimi në Serbi dhe Bosnje për agjentë sabotazhi në Evropë

Janë 41 akuza e 13 prej tyre ndaj Trumpit, ndaj të cilit është aktakuza e katërt e ngritur sivjet.

Trumpi i ka mohuar të gjitha akuzat për vepra penale.

Prokurorja e qarkut të Fultonit, Fani Willis, e nisi hetimin në shkurt të vitit 2021 mbi dyshimet se Trumpi dhe bashkëpunëtorët e tij kishin ndërhyrë në zgjedhje. Në aktakuzë thuhet se atij iu bashkua një grup për ta ndryshuar jashtëligjshëm rezultatin e zgjedhjeve në të mirë të Trumpit.

Lexo më shumë  Sekretarja e Jashtme britanike: Irani nuk mund të mbajë peng ekonominë globale

Aktakuza të pandehurve iu referohet si “organizatë kriminale”.

Rruga Press

YouTube player