Tirana pa asnjë tender të saktë, edhe me prokurimet me vlerë të ulët përjashtojnë ofertën më të lirë
Erion Veliaj zë vendin e parë për numrin e ankimimeve në tendera. Por në prokurimet e fundit rezulton se edhe në rastet kur investimi është në vlerë të ulët përjashtohen ofertat më të lira. Shkak si gjithnjë janë kriteret e qepura si kostum. Por çudia është se në blerjen e 134 GPS, skualifikohet një nga kompanitë më të mëdha në vend.
Bashkia e Tiranës nuk heq dorë nga tenderat e dyshimtë edhe kur bëhet fjalë për prokurime me vlerë të vogël.
Këtë radhë është Ujësjellësi i Tiranës, i cili ka hapur garën për pajisjen e mjeteve me GPS.
Në garën që nis me një fond fond limit 3,299 mijë lekësh kanë marrë pjesë tre kompani.
Çmimin më të ulët, duke i kursyer fondit të shtetit, e ka dhënë Vodafone me 2 milionë e 90 mijë lekë.
Ndërsa më tëj është Albanian Technology Distribution me pronar Nursen Metulin që ka ofruar 2,948, 000 lekë.
Ndërsa kompania e tretë pjesëmarrëse për këtë punë ka kërkuar rreth 3 milion e 100 mijë lekë.
Edhe pse Vodafone është një nga kompanitë më të mëdha në vend sa i përket ofrimit të shërbimeve të internetit, institucioni në varësi të Erion Veliajt ka vendosur skualifikimin.
Justifikimi shkon përtej absurdit kur thuhet se shkak është mos paraqitja e punëve të ngjashme.
Në dokumentet zyrtare thuhet se Ujësjellësi kërkon 134 gps me licence si dhe sensor të matjes së karburantit.
Për të gjithë shërbimin kërkohet mirëmbajtje dhe garanci për një vit, teksa frekuenca e gjurmimit të mjetit duhet të jetë çdo 5 sekonda.
Ndërkaq në kërkesat për kompanitë thuhet se subjekti duhet të ketë kryer punë të ngjashme në tre vitet e fundit.
Tashmë pas shpalljes së rezultatit kompanitë kanë të drejtën të ankimohen në Komisionin e Prokurimit Publik, ku Tirana zë vendin e parë sa i përket ankesave./ora/
Rruga Press