Lajme

VIDEO/Tirana nuk ka vend për fëmijët, të hedhur mes makinave dhe motorrëve

Redaksia e Rruga Press mori disa pamje të cilat për qytetarët e Tiranës janë të njohura në përditshmëri.

Në video duken disa fëmijë të një lagjeje në Tiranë që po luajnë me top dhe në pak sekonda lojën e ndërpret boria e një motorri që po kalon aty, ndërkohë që në anën tjetër të rrugës së ngushtë po vjen një makinë.

Kjo pamje e hapësirës klaustrofobike që shërben për lojën e fëmijëve dhe automjetet që kalojnë njëkohësisht tregon se sa të rrezikuar janë fëmijët.

Lexo më shumë  273 banesa të dëmtuara nga përmbytjet në Durrës! Qindra familje të prekura

Duke qenë se nuk ka hapësira ku ata mund të luajnë lirisht, me të drejtë zgjedhin që rrugicën ta shndërrojnë në “park”.

Përtej gjithë fushatës masive mediatike të Bashkisë së Tiranës dhe kryetarit të saj për të paraqitur një qytet ku bëhet jetë e mirë, realiteti është se ky qytet nuk ka paraparë kurrë se në të do të jetojnë njerëz që do të ushtrojnë aktivitetet e tyre të përditshme.

Ky qytet drejtohet prej njerëzish që kohën e tyre e harxhojnë për të menduar se ku dhe si mund të ndërtohet kulla e radhës dhe se si kjo kullë do të sjellë përfitime për ta dhe për pronarët e tyre.

Lexo më shumë  BKT Kosova Nënshkruan Parimet për Fuqizim të Grave (WEPs)

Ky qytet i orientuar prej kësi drejtuesish nuk ka ndonjë shqetësim në lidhje me të tashmen dhe të ardhmen e qytetarëve që e banojnë, prandaj dhe fëmijët, ashtu si prindërit e tyre nuk i konsideron pika qendrore rreth të cilës duhet të imagjinohet plani urbanistik i qytetit të Tiranës.

Qyteti dhe banorët e tij nuk i përkasin njëri-tjetrit.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *