Lajme

Tirana me ujë 24 orë, firmoset marrëveshja për kredi me Bankën Evropiane për Investime

Viti 2024, do ta gjejë Tiranën me 24 orë ujë të pijshëm. Qeveria shqiptare ka firmosur sot marrëveshjen e furnizimit 24 orë me ujë të pijshëm të kryeqyetit me Bankën Evropiane për Investim.

Sipas kryebashkiakut Erion Veliaj, projekti i ri do të furnizojë me ujë 1,1 milionë banorë të Tiranës, një anomali të cilën kryeqyteti e ka vuajtur prej dekadash.

Kostot e këtij projekti kapin vlerën e 144.5 milionë eurove, ku 80 milionë do të merren si kredi nga kjo marrëveshje dhe pjesa tjetër do të mbulohet nga qeveria dhe nga ndërmarrja e ujësjellësit.

Lexo më shumë  Raporti i Gallup, Kurti: Dëshmi e progresit tonë të vazhdueshëm shoqëror dhe institucional gjatë viteve të fundit

Zëvendëspresidentja e Bankës Evropiane për Investim, Liljana Pavlova e cilësoi këtë marrëveshje si një hap që e sjell Shqipërinë më afër Evropës.

“Jemi këtu për ju për të mundësuar jo vetëm investime, kredi investimi të mbështetura nga grantet e Europës, por gjithashtu me ekspertizën tonë të brendshme të mundësojmë këshillim teknik dhe financiar në procesin e përgatitjes së projekteve dhe më pas implementimin e tyre në mënyrë që të sigurohemi për standardin më të lartë”.

“Sot firmosim dhe kjo është një ngjarje e madhe, por pikërisht tani fillon periudha më sfiduese për të gjithë ne dhe për ju, për të realizuar projektin dhe implementuar atë brenda afateve dhe në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Gjatë takimit zëvendëskryeministri Ahmetaj ka përmendur se po negociohet edhe për një program të ri strehimi.

Infrastruktura e re e këtij projekti, pritet të mbulojë dhe zonat me të thella e të reja të Tiranës si zona e Astirit, Liqeni i Thatë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *