Tirana kryesuese argëtohet me Bylisin, Vllaznia mund Laçin, debuton Balaj
Tirana bind, argëtohet dhe fiton. Bardheblutë triumfuan 4-1 në shtëpi ndaj Bylis, në një ndeshje mjaft pozitive për të besuarit e Orges Shehit. Takimi u fut në korsinë e duhur që në 30 minutat e para, gol i Hasanit dhe dopietë e Patrick.
Në të 60-tën, Kaçori “tundi rrjetën” për ballshiotët, por sërish Patrick largon iluzionet e Bylisit për një pikë të mundshme. Tirana kryeson me 31 pikë, ndërsa Bylis është e teta me 17 pikë.
Vllaznia vijon të bëjë mirë në kampionat, sot erdhi fitorja e radhës në “Loro Boriçi” 4-1 ndaj Laçit.
Në minutën e 30-të, Hoxhaj realizon golin e parë të ndeshjes, i ndihmuar edhe nga devijimi i Adelekes. Brenda fraksionit të parë, i njëjti autor do dyfishonte shifrat, duke ndezur sërish festën në stadium.
Në pjesën e dytë për ekipin shkodran debutoi edhe afrimi i bujshëm, Bekim Balaj. Kurbinasit nuk u dorëzuan dhe rihapën llogaritë, me anë të Vasil Shkurtaj (65’). Asgjë për t’u shqetësuar për djemtë e Mirel Josës, që gjejnë edhe të 3-tin dhe të katërtin me Juriç dhe Jonuzi.
Vllaznia renditet e 3-ta (28 pikë), laçjanët në pozicionin e gjashtë me 20 pikë.
Rruga Press