Lajme

Tirana, “kryeqyteti evropian i rinisë” pa aktivitete kulturore për të rinjtë

Në kryeqytet nuk ka aktivitete kulturore për t’iu ofruar rinisë. Madje dhe galeria si e vetmja mundësi që të rinjtë e kishin për të parë veprat kulturore është mbyllur që në dhjetor të 2021-it për rikonstruksion. Vendin e veprave reale tashmë e kanë zënë disa vizatime abstrakte.

Që prej datës 18 tetorit, Galeria Kombëtare e Arteve ka mbyllur dyert për vizitorët për shkak të rikonstruksionit.

Tashmë vendin e veprave të artit e kanë zënë këto vizatime që janë bërë nga disa të rinj.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Tirana pritet që të marrë këtë vit titullin “kryeqyteti europian i rinisë” dhe ka qenë kryebashkiaku Veliaj, i cili është shprehur se me këtë vlerësim me mijëra të rinj nga Europa do të vijnë që të marrin pjesë në aktivitetet rinore.

Po për çfarë aktivitetesh e ka fjalën kryebashkiaku kur të rinjtë në kryeqytet kanë shumë pak hapësira për të kaluar kohën kur në Tiranë nuk ka asnjë qendër rinore për të fuqizuar të rinjtë në fusha të ndryshme të paktën në praktikë.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Përpos deklaratave të kryebashkiakut realiteti është tjetër gjë. Në kryeqytet nuk ka aktivitete kulturore për t’i ofruar kësaj rinisë madje dhe Galeria si e vetmja mundësi ku të rinjtë e kishin si mundësi për të parë veprat kulturore është mbyllur që në dhjetor të 2021 për rikonstruksion.

Deri në hapjen përfundimtare të Galerisë kombëtare të Arteve të rinjtë do të duhet që të shikojnë vepra abstrakte dhe jo veprat reale./ora/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *