KryesoreLajme

Tirana 2024, viti i gjobave/ Veliaj planifikon të vjelë 6 miliard lekë nga qytetarët

Grupet e policëve bashkiakë që kërkojnë mjetet e parkuara gabim në rrugicat mes pallateve janë një fenomen i njohur për qytetarët e Tiranës. Në kushtet kur gjetja e një vendi parkimi është shndërruar në luks, duket se situata do të përkeqësohet akoma më shumë për qytetarët. Sepse për vitin 2024, kryebashkiaku Erjon Veliaj ka parashikuar që të arkëtojë 6 miliard lekë vetëm nga gjobat.

Sipas një llogaritjeje që i ka bërë Tedi Blushi, këshilltar bashkiak i PL, rezulton se secili prej 200 mijë drejtuesve të mjeteve të ketë të paktën 3 gjoba për vitin e ardhshëm me vlerë 1 mijë lekë secila. Me pak fjalë, viti 2024 mund të pagëzohet që tani, viti i gjobave.

Lexo më shumë  Dëshmitë e krimit: Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Statusi i plotë i Blushit

A dini si e ka menduar Erion Veliaj të mbushë arkën e Bashkisë së Tiranës për vitin 2024?

Me gjoba ndaj qytetarëve!

Nuk është propagandë, as politikë. ËSHTË FAKT.

Në projektbuxhetin që ka sjellë për miratim në Këshillin Bashkiak ai parashikon të arkëtojë 6 miliard lekë nga gjobat në vitin 2024.

E thënë ndryshe, 200 mijë drejtues mjetesh në Tiranë, parashikohet të kenë në xhamin e makinës së tyre të paktën 3 gjoba në vit nga Policia Bashkiake në vlerën 10 mijë lekë të vjetra secila!

Kjo është një “taksë e fshehur” që e kundërshtoj me forcë!

Kjo është një tjetër arsye pse vota ime sot në Këshillin Bashkiak do të jetë KUNDËR këtij buxheti antisocial, sepse jam KUNDËR terrorit të gjobave ndaj qytetarëve!

Rruga Press

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”
YouTube player