Lajme

Tinka Kurti replikë të ashpër karshi Lushtakut

Seanca mbi ligjin e pagave, ka qenë tema që sot i ka yshtur deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës drejt një debati tensionues.

Në sfondin e diskutimeve të tilla, të përshkuar nga një ligjerim i tendosur, ka qenë edhe ai midis deputetit të opozites, Mergim Lushtakut dhe përfaqësuesëve të Vetëvendosjes, ku në këtë kuadër spikati replika e deputetës, Tinka Kurtit, e cila shprishi aspiratën e anëtarit të PDK-së për një pozicion të tij moralizues.

Teksa u është kundërpërgjigjur akuzave të deputetit të PDK-së, për gjoja mardhënënien jo të mirë të qeverisë aktuale me punëtoret, përkatësisht pretendimit të opozitarit për inderiferencë të pushtetit karshi kategorisë shoqërore të sipërtheksua, Tinka Kurti vuri në dukje demagogjinë e Lushtakut, duke ia kujtuar këtij të fundit se është pikërisht kompania biznesore e familjes së tij ajo që shquhet për tretman shfrytëzues karshi punëtorëve.

Lexo më shumë  FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

‘Deputeti Mërgim Lushtaku tha se do t’i votonte 400 inspektorë por jo 50. Kjo i bjen që nuk e voton asnjë.  E pse dikush voton kundër punëtorëve? Sepse është në anën e bizneseve që duan me u pasuru padrejtësisht në kurriz të punëtorëve. Kjo të bën me mendu për motive që çojnë në këtë votim. Athu është ndonjë kompani? Ndoshta kompania e madhe e sigurimit ‘Security Code’ ku pronar është babai i tij është e vërteta. Punëtorët e sigurimit dhe të ndërtimtarisë janë më të nëpërkëmburit’- ka thënë Kurti në diskutim e sipër

Lexo më shumë  Kryetarja Haxhiu priti Ambasadoren e Kroacisë, Danijela Barišić

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *