TikToku akuzohet për “flirtim” me propagandën e Putinit
Senatorët republikanë kanë pyetur shefin ekzekutiv të TikTokut, Shou Zi Chew, në lidhje me raportet se faqja e mediave sociale kishte lejuar përmbajtje mediatike të miratuara nga shteti rus, por kishte ndaluar video të tjera.
Senatorët shkruajtën se ishin “thellësisht të shqetësuar që TikToku po mundëson përhapjen e propagandës pro luftës në publikun rus.
Kompania është në pronësi të kompanisë së teknologjisë së internetit me bazë në Pekin, ByteDance.
TikTok tha në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Reuters se kompania mezi pret të vazhdojë të angazhohet me anëtarët për këto çështje dhe t’u përgjigjet pyetjeve të tyre.
Në mars, aplikacioni i videove në pronësi kineze tha se do të pezullonte transmetimin e drejtpërdrejtë dhe ngarkimin e videove në platformën e tij në Rusi, teksa shqyrtonte implikimet e një ligji të ri për mediat e lidhura menVladimir Putinin.
Senatorët thanë se TikToku ka dështuar “të zbatojë këtë politikë” dhe cituan një raport që thoshte se “duket se TikToku e mbylli me vonesë këtë boshllëk më 25 mars”.
©Rruga Press