Tifozët sytë nga tregu i zi, ofrojnë mijëra euro për biletë
Tifozët që kanë mbërritur në Shqipëri për finalen e Conference League, janë duke kërkuar bileta në tregun e zi për ndeshjen Roma-Fejnord.
Një tifoz me një pankartë në duar duket se kërkon bileta për ndeshjen.
Mësohet se tifozët ofrojnë nga 1 mijë deri në 2 mijë euro.
Biletat e ndeshjes janë mbaruar brenda një ore që nga momenti i hapjes së procesit të blerjes së tyre dhe po shiten me çmime stratosferike në treg të zi.
Rruga Press