Lajme

Tifozët serbë shfaqin një mesazh skandaloz në ndeshjen kundër Novi Pazarit

Në ndeshjen e kampionatit të Serbisë, ku në Beograd u takuan Cërvena Zvezda dhe Novi Pazari, grupi i tifozëve “Delije” ka festuar 78-vjetorin e klubit. Pas koreografisë për ditëlindjen e klubit të tyre, ata kanë shfaqur një mesazh skandaloz për kriminelin Ratko Mladiq, ish-gjeneral serb, i dënuar nga Gjykata e Hagës për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në Bosnjë dhe Hercegovinë. Në mesazh shkruhej: “Çdo serb të ngre kapelën dhe fëmijët i rrit sipas shembullit tënd! Gëzuar ditëlindjen, Gjeneral”. Faleminderit përgjithmonë!”.

Lexo më shumë  Aksion i madh i policisë: Arrestohen 20 persona, sekuestrohen 120 mijë euro

Edhe më parë, tifozët e “Zvezdës” kanë shfaqur mesazhe të tilla besnikërie për Mladiqin dhe kriminelë të tjerë serbë. Por “kujtimi i fëmijëve dhe edukimi i tyre në atë kontekst është i neveritshëm dhe i turpshëm, të paktën”, ka shkruar klix.ba.

Në formacionin e Novi Pazarit ishin edhe dy lojtarë boshnjakë, Numan Kurdiq dhe Samir Radovac.

Tifoz i Cërvena Zvezdës është edhe presidenti i tanishëm i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, madje ai disa herë është parë i shoqëruar me njerëzit kryesorë që udhëheqin grupin e tifozëve “Delije”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *