Lajme

Tifozët e Tetovës hapin banderolën në Suedi: “Kosova është Shqipëri”, media serbe “fillon të qajë”

Shkëndija e Tetovës mbrëmë me lojë e rezultat 1:1 në Stokholm të Suedisë, në përballje me AIK-un, ka bërë të ndjehen të lumtur kudo që jetojnë shqiptarët.

Shkëndija e Tetovës është duke luajtur në transfertë ndaj AIK për turin e tretë të Conference League.

Ndeshja nisi në mënyrë fantastike për kuqezinjtë e Tetovës, teksa Ferhan Hasani realizoi që në sekondën e 27. Më pas rezultati do të barazohej në shifrat 1-1.

Për shkakun e ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në verit të Kosovës, tifozët e Shkëndijës kanë hapur banderolën në Suedi: “Kosova është Shqipëri”.

Kjo nuk i pa pëlqyer aspak mediumit serb “Kurir”, i njohur për shkrime kundër shqiptarëve.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Ky medium ka bërë edhe një ilustrim. 

“Tifozët e Shkëndijës nga Maqedonia e Veriut shpalosën një pankartë gjatë ndeshjes në Suedi me moton: “Kosova është Shqipëri” dhe një flamur me hartën e Shqipërisë së Madhe.

Shkëndija, klubi i mbështetur nga shqiptarët e Maqedonisë, ka kaluar në epërsi që në minutën e parë të ndeshjes së xhiros së tretë të kualifikimeve për Conference League dhe tifozët e kanë festuar golin me sloganin politik.

Duke qenë se UEFA ka zero tolerancë kur bëhet fjalë për sloganet politike, mbetet për t’u parë nëse do të kenë të njëjtin për Shkëndijën si për disa klube të tjera”, llomotit ky medium.

Është tashmë në kulturën politike të njerëzve në pushtet dhe media në Serbi që kur vjen fjala te shqiptarët të ankohen për çfarëdolloj gjëje, duke pretenduar se shfaqja e patriotizmit shqiptar është domosdoshmërisht edhe shfaqje e një lloj antiserbizmi që ata e imagjinojnë. Në gjuhën e opinionit publik kjo sjellje e serbëve ka marrë një emrin e “qarjes”, për të krijuar idenë e shtypjes ndaj serbëve apo Serbisë, kur realiteti flet pikërisht të kundërtën.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Nga ana tjetër, banderola e tifozëve të Shkëndijes së Tetovës nuk paraqet aspak ndonjë antiserbizëm, por vetëm përshkrim të gjendjes faktike. Aty vihet në dukje se Kosova është Shqipëri, për të shprehur përkatësinë politike të Kosovës, gjithnjë duke patur parasysh që historikisht Kosova ka qenë në zemër të proceseve përparimtare kombëtare shqiptare.

Rruga Press

 

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *