Lajme

Tifozat Kuq e Zi: Organizimi i Evropianit U21 me Serbinë, është akti më i turpshëm që bëhet në emër të tifozëve shqiptar nga Federata Shqiptare e Futbollit

Tifozat Kuq e Zi kanë dalë me reagim pas publikimit të lajmit se organizimi i Evropianit për grumposhën U21 pritet të jetësohet.

Në reagim thuhet se organizimi i Evropianit U21 me Serbinë, është akti më i turpshëm që bëhet në emër të tifozëve shqiptar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Shqipëria e Serbia janë kandidatët e vetëm për ta organizuar Evropianin e vitit 2027.

“Ky organizim assesi nuk mund të quhet i Shqipërisë, pasi FSHF-ja nuk ka kompentecën të flasë në emër të shqiptarëve dhe Shqipërisë, por vetëm në emër të vetin si organizatë, e që pas këtij akti do gjej mbështetje vetëm tek punonjësit e vet që u jep pagë. Nuk mjaftuan me mijëra reagime, shkrime, emisione e analiza unanimisht kundër për këtë nismë, por që FSHF-ja me saktë kreu i saj me hiri ose pahiri mori mbi supet e veta të drejtën e vendosjes kokë më vete për një nismë me kaq shumë kundërshtime. Nuk mjaftuan as qindra mijëra viktima shqiptare, gjenocidi e masakra nga ana e shkijeve. Gjithashtu nuk mjaftoi as nata e 14 tetorit kur Kombëtarja Shqiptare u gjend në një ambient terrori, e ku u bë thirrje ‘vrisni shqiptarët’, e ku lojtarët shqiptarë u rrahën e u fyen, madje edhe ju rrezikua jeta e tyre”, shkruan ndër të tjera në reagim.

Lexo më shumë  VOA: Shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të miturve në Shqipëri

Rruga Press

YouTube player