Tifozat Kuq e Zi nisin mision kombëtar në jug të Shqipërisë: Do të fshijmë shkrime të ndryshme dhe do t’i zëvendësojmë ato me flamurin tonë kombëtar
Të dashur Tifoza Kuq e Zi,
Një ditë historike po fillon për ne!
Me anë të kontributit vullnetar të anëtarëve të TKZ-së, dhe veçanërisht të atyre me banim në Zvicër, nis sot një mision kombëtar në jug të Shqipërisë.
Duke filluar nga sot, ne do të fshijmë shkrime të ndryshme dhe do t’i zëvendësojmë ato me flamurin tonë kombëtar, shenjën e identitetit dhe unitetit tonë!
Vendi i parë ku filloi ky transformim është Llogaraja, pjesa panoramike ku shqiptarët ndalen për të ruajtur kujtime. Tani, në vend të shkrimeve antishqiptare ata do të gjejnë ngjyrat Kuq e Zi!
Në këtë mision, bashkohemi të gjithë në ngritjen e flamurit tonë kombëtar.
O sa mirë me qenë Shqiptar!
Rruga Press