“Ti shisje ikona të vjedhura në Paris dhe spiunoje emigrantët shqiptarë”, Berisha i përgjigjet Ramës
Pas fjalës së kryeministrit, Edi Rama në foltoren e kuvendit, ka dalë menjëherë ish kryeministri Sali Berisha i cili pavarësisht se me mikforon të mbyllur vijoi të fliste. Kryeparlamentarja, Nikolla, nuk pranoi t’i jepte fjalën pasi para tij e kishte kërkuar deputeti Fatmir Mediu.
Ndërkohë Berisha vijoi të fliste në foltore duke akuzuar Ramën se gjatë kohës që në Kosovë luftohej, ky i fundit shiste piktura të vjedhura në Francë.
Berisha: Kur ti shisje ikona të vjedhura në Paris dhe spiunoje emigrantët shqiptarë, Kosova mbrohej megjakun e bijëve të saj.
Rruga Press