Bota

“T’i kthejmë Rusisë tokat që i takojnë”/ Putini kërcënon Suedinë dhe vendet skandinave, krahason veten me Pjetrin e Madh

Presidenti Rus, Vladimir Putin duke folur për 350-vjetorin e lindjes së Car Pjetrit, kërcënoi Suedinë dhe vendet e tjera skandinave.

Ai iu referua “Luftës së Madhe Veriore”, të udhëhequr nga Car Pjetri, e cila pa një koalicion anti-suedez të udhëhequr nga Moska për të shkatërruar perandorinë suedeze dhe për të vendosë Rusinë si një fuqi të re perandorake në Evropë si “luftë për rikuperimin e tokës ruse”.

Vladimir Putin e ka krahasuar veten me tiranin rus, Pjetri i Madh, teksa ai mburrej për rikuperimin e tokës në Suedi duke krijuar një kërcënim të ri për sigurinë evropiane.

“Luftërat e Car Pjetrit kundër Perandorisë suedeze nuk ishin konflikte pushtuese, por në fakt ishin tentativa për të marrë përsëri territorin që historikisht ishte pjesë e Rusisë”, tha Putin.

Lexo më shumë  Ukraina me raketat britanike Storm Shadow ka goditur bunkerët e Putinit në Kursk

Duke iu referuar betejës së Narvës në atë që është Estonia e sotme, ai tha se i ka rënë në dorë t’i rikthejë përsëri tokat që dikur i përkisnin Rusisë.

“Na ka rënë ne detyra të marrim mbrapsht tokat që na takojnë dhe forcohemi. Dhe nëse i marrim këto vlera si themelore për ekzistencën tonë, ne do të mbizotërojmë në çështjet me të cilat përballemi”, u shpreh Putin.

Fjalët e Putinit shihen si një kërcënim i fshehtë për shtetet baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, të cilat kanë frikë se ai do të nisë luftë kundër tyre sapo të përfundojë me Ukrainën.
Gjithashtu frika ekziston edhe për Suedinë dhe Finlandën, të cilat po përpiqen të anëtarësohen në NATO.

Lexo më shumë  NATO-ja kryen stërvitje në Finlandë, 100 km larg kufirit rus

Pas deklaratave të Putin, luftanijet ruse filluan stërvitjet në Detin Baltik. Si duket këto deklarata kanë zmbrapsur Presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto i cili do të takohej me Mbretin Suedez, Carl Gustav XVI dhe Mbretëreshën Silvia në ishullin e Aland, pasi ai ka anuluar papritur takimin, pas paralajmërimit të bërë nga Putin se po bënte një ‘gabim’ duke aplikuar në NATO.

Helsinki zyrtarë, mohoi që anulimi i takimit të kishte të bënte me komentet e Putinit ose stërvitjet ushtarake ruse, por do të shërbej pak për të qetësuar nervat e vendeve baltike, të cilët kanë frikë se janë të radhës në listën e goditjeve të Putinit, pasi të përfundojë lufta në Ukrainë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *