BallinaLajme

“Thumbon” Bushati: Serbia të pranojë krimet në Kosovë, piruetat me këmbime territoresh…

Kur do të shohim udhëheqësit e Serbisë të bëjnë të njëjtën gjë për krimet e kryera në Kosovë, si parakusht për një proces normalizimi e pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve?

Kjo është pyetja që ngre në një postim të tijin në Facebook ish ministri i jashtëm Ditmir Bushati.

Teksa sjell një shembull nga Lufta e Dytë Botërore, Bushati nuk kursen as “thumbimet”.

Piruetat me këmbime territoresh, relativizimi dhe amnestimi i përgjegjësisë shtetërore që mban Serbia për krimet e kryera në Kosovë, në funksion të mbijetesës politike, shpresoj të kenë shërbyer si mësim i hidhur për këdo”, shkruan ndër të tjera Bushati.

Ditmir Bushati‘Unë bëra atë që bëjnë njerëzit kur fjalët dështojnë’, do të shpjegonte 50 vite më parë, Kancelari Gjerman Willy Brandt aktin e tij të rënies në gjunjë para memorialit për viktimat e kryengritjes së getos së Varshavës, të vitit 1943.

Një moment simbolik i pranimit dhe ballafaqimit me të vërtetën e Gjermanisë dhe historisë së Europës pas Luftës së Dytë Botërore.

Dy dekada nga çlirimi i Kosovës dhe përfshirja e të gjitha vendeve të rajonit në procesin e integrimit europian, shtrohet pyetja: Kur do të shohim udhëheqësit e Serbisë të bëjnë të njëjtën gjë për krimet e kryera në Kosovë, si parakusht për një proces normalizimi e pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve?

Piruetat me këmbime territoresh, relativizimi dhe amnestimi i përgjegjësisë shtetërore që mban Serbia për krimet e kryera në Kosovë, në funksion të mbijetesës politike, shpresoj të kenë shërbyer si mësim i hidhur për këdo.

Tanimë, nevojitet kurajo dhe përgjegjshmëri për t’u ballafaquar me ketë realitet dhe kurrësesi për t’u përfshirë në revizionimin e historisë’.

Kohët e fundit shihet një ftohje e marrëdhënieve mes kryeministrit Edi Rama dhe ish ministrit të tij Bushati, teksa ky i fundit është shprehur kundër idesë së shkëmbimit të territoreve që në krye të herës, atëherë kur shefi i qeverisë në Tiranë akuzohej edhe nga homologu i tij në Prishtinë Ramush Haradinaj se ishte pro asaj ideje.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në takim me Hoaliang Xu, vlerëson partneritetin me UNDP

Për më tepër tani, pak ditë pasi Bushati nuk mori postin e përfaqësuesit të lirisë së mediat në OSBE.

Në 4 kandidatë që kishte propozuar kryesia shqiptare e OSBE binte në sy munges e emrit të Ditmir Bushatit. Në zgjedhje të tilla nuk ka garë por vetëm propozime që më pas votohen nga 57 vendet anëtare.

YouTube player