Lajme

Thirrje në rrjetet sociale pas takimit Rama Vuçiç në Beograd: Bojkotoni produktet serbe me kodin 860!

Është aktivizuar sërish thirrja për bojkotimin e produkteve serbe. Së fundmi, në rrjetet sociale po qarkullon slogani që u bën thirrje të gjithë diasporës shqiptare që të mos marrin produktet me kodin 860, që përfaqëson shtetin serb në tregun ndërkombëtar.

Kjo thirrje vjen pas takimit të radhës të liderëve të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në Beograd këtë javë në kuadër të avancimit të nismës së përbashkët ekonomike dhe tregtare të Ballkanit Perëndimor “Open Balkan”. Afrimiteti i kryeministrit Rama me presidentin serb Vuçiç nuk është pritur mirë nga një pjesë e publikut shqiptar, duke patur parasysh faktin se Serbia vazhdon të refuzojë njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.

Lexo më shumë  Shqipëria t’u dalë në krah studentëve në protestë e krejt shqiptarëve në RMV. E t’u dalë në krah jo me hashtage, jo me deklarata FB-je, por me veprime te qarta e të prera diplomatike, qoftë edhe duke thirrur në kauzë Arbitrin Ndërkombëtar

Thirrja për bojkotimin e produkteve serbe:

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *