Bota

Thirrja e Zelenskyt në Kuvend: Shqipëria të mbyllë dyert për turistët rusë

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy iu kujtoi shqiptarëve mirësinë dhe kontributin e Nënë Terezës, ndërsa i bëri thirrje qeverisë shqiptare të që mbyllë portet për anijet ruse apo dhe turistët.

“Jeni padyshim në anën e së vërtetës. Faleminderit për hapat konkrete për Ukrainën, kundër Rusisë, për kujdesin që ju i bëni fëmijëve tanë dhe njerëzve tanë. Qëndrimi juaj ndaj popullit të Ukrainës, ndaj fëmijëve të Ukrainës, na kujton Nënë Terezën shqiptare, që është kthyer simbol i humanizmit në mbarë botën. Besoj se sëbashku, në mjediset evropiane, në përpjekjet tona, do jemi në gjendje të parandalojmë këtë luftë.Duhet të mbrojmë Europën në të ardhmen nga një luftë. Bandat ruse duhet të shkëputen nga tregu global. Ju duhet t’i hiqni mundësitë Rusisë në kohën e duhur. Ju kërkoj që të kufizoni portat për anijet ruse dhe të kufizoni ardhjen e turistëve, pasi mund të vijnë vrasës të Bucha-s, apo të Irpin. Ta bëjmë një gjë parimore dhe të ndalojmë përdorimin e fondeve të OKB për Rusinë.”, tha ai.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *