KryesoreLajme

Themelohet Komiteti Organizativ i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Është themeluar Komiteti Organizativ i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030” – një strukturë e përkohshme nën ombrellën e Komitetit Olimpik të Kosovës, e cila do të merret me aktivitetet operacionale, duke garantuar standarde të larta profesionale dhe institucionale në përgatitje, ka njoftuar Zëvendësministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.

Osmani e ka vlerësuar këtë projekt si një angazhim strategjik për zhvillim të qëndrueshëm, forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve. “Me Memorandumin e sotëm, ndam mbi 2.6 milionë euro për fazën operacionale të përgatitjeve për këtë vit”, ka theksuar ajo.

Lexo më shumë  Kurti: Serbia provokon rreth kufirit sepse nuk ka më struktura ilegale brenda Kosovës

Ajo ka shtuar se ky është “një tjetër hap konkret drejt realizimit të ngjarjes më të madhe sportive në historinë e Kosovës dhe rajonit”, pavarësisht bllokadës ligjore të krijuar nga dërgimi i Ligjit për Lojërat Mesdhetare në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Osmanit, në partneritet të ngushtë me ICMG-në dhe KOK-un, po ecet përpara me zgjidhje alternative, duke siguruar që përgatitjet për Lojërat Mesdhetare të zhvillohen sipas standardeve më të larta vendore dhe ndërkombëtare.

Lexo më shumë  Estonia thotë se një avion rus shkeli hapësirën e saj ajrore
YouTube player