Lajme

Themelohet kolegji i parë publik në Mitrovicë, Nagavci: Do të përfshihen të gjitha komunitetet

Është themeluar Kolegji i parë Publik IBCM me programe 100 për qind me akreditim ndërkombëtar dhe ligjërim në gjuhën angleze.

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci në një status në Facebook ka shkruar se kolegji do të shtrihet në dy kampuse, në Mitrovicën e Veriut dhe Mitrovicën e Jugut,  duke përfshirë komunitete të ndryshme në Kosovë.

Ndërsa ka falenderuar deputetët për kontributin dhe votën e tyre si dhe të gjithë partnerët të cilët kontribuuan në këtë proces.

Lexo më shumë  Buxheti i shëndetësisë për vitin 2025 në Shqipëri shënon ulje në raport me shpenzimet

Postimi i plotë i Nagavcit:

IBCM, kolegji i parë publik me programe 100% me akreditim ndërkombëtar dhe ligjërim në gjuhën angleze.

Dje në seancën e Kuvendit u miratua vendimi për themelimin e kolegjit të parë publik IBCM.

Ky kolegj, shtrihet në dy kampuse, në Mitrovicën e Veriut dhe Mitrovicën e Jugut duke përfshirë komunitete të ndryshme në Kosovë.

Procesi i themelimit dhe të gjitha veprimet e tjera drejt funksionalizimit të këtij institucioni, do të udhëhiqen nga këshilli iniciues i themeluar nga MASHTI.

Lexo më shumë  BIRN: ‘Si në burg’, punëtorët afrikanë përballen me privim lirie dhe shfrytëzim në Shqipëri

Finalizimi i këtij procesi është mundësuar në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit, Ministrinë e Financave, Zyrën e BE-së dhe stafin multietnik të IBCM.

Falenderoj të gjithë deputetët për kontributin dhe votën e tyre, partnerët tanë dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë proces.

Rruga Press

YouTube player