Bota

Thellohet kriza ushqimore, ushtarët rusë grabisin rezervat e grurit në Ukrainë

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka thënë se forcat ruse po vjedhin rezervat e grurit, sipas CNN.

“Pushtuesit rusë po grabisin fshatarët”, tha Shtabi i Përgjithshëm. “Mbi 60 tonë grurë së bashku me kamionët e ngarkesave u vodhën nga kooperativa bujqësore në qytetin Kamianka-Dniprovska.

Ivan Fedorov, kryebashkiak i qytetit jugor të Melitopolit, i cili është mbajtur nga trupat ruse për javë të tëra, foli gjithashtu për heqjen e rezervave të grurit.

Lexo më shumë  “Përgatituni për luftë”, shefi i forcave të armatosura britanike lëshon paralajmërim të fortë teksa kërcënimi rus rritet

“Dje publikuam një video të një kolone prej mbi 50 makinash që po nxirrnin drithë nga territoret tona të pushtuar.  Dhe sot nuk e dimë se ku e dërguan”, përfundoi zyrtari.

Zona përreth Melitopol prodhon sasi të konsiderueshme të drithërave. Ukraina njihet si “shporta e bukës së Europës” dhe është një burim kryesor i grurit dhe misrit, veçanërisht për vendet në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut që varen nga importet.

Lexo më shumë  Foshnja palestineze ngrin për vdekje në Gaza, ndërsa Izraeli vazhdon të bllokojë ndihmat

Ndërprerja e mundshme me shumicë e të korrave të saj këtë vit mund të jetë një katastrofë, duke shkaktuar mungesa të mëdha dhe duke rritur çmimet për mallrat e rëndësishme bujqësore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *