Thellohet akoma më shumë skandali i pagave: Del lista e numrave të telefonit të qytetarëve
Thellohet skandali i listës së pagave të qytetarëve që po qarkullon prej disa ditësh në Shqipëri.
E ndërsa dje doli gjerësisht në media lista e pagave të muajit janar të vitit 2021, sot skandali është thelluar akoma më shumë pasi jo vetëm që doli lista e dytë me 60 mijë emra të tjerë më shumë, praktikisht e pagave të Prillit, por përveç kartës së identitetit, pagës dhe të dhënave të tjera janë edhe numrat e telefonit të qytetarëve.
Praktikisht, gjithçka është zbuluar dhe është në rrugë tashmë.
Rruga Press