The Telegraph: Historia e Shqipërisë një pikëllim rrënqethës i tmerreve të komunizmit
Nga Tim Stanley
Dy rrëfime të gjalla e të dhunshme të jetës në Shqipërinë komuniste që meritojnë të shtohen në kurrikulat e historisë.
Nga viti 1944 deri në vitin 1985, Shqipëria drejtohej nga një diktator i tmerrshëm i quajtur Enver Hoxha. Ai u përpoq të kontrollonte se çfarë bënin dhe çfarë mendonin njerëzit, madje edhe se si visheshin apo prisnin flokët. ‘’Kur Hoxha tështinte, mijëra njerëz binin të vdekur.’’
Mud Sweeter Than Honey “Balta më e ëmbël se mjalta” (Zëra nga Shqipëria komuniste) nga Margo Rejmer dhe Free “Të Lirë“ nga Lea Ypi ofrojnë rrëfime personale të një regjimi që premtoi një të ardhme të re, por që ngeci tmerrësisht në kohë. Hoxha, një stalinist i përbetuar, nacionalizoi ekonominë dhe promovoi shkrimin e leximin; vitet e para ishin të dobëta por shpresëdhënëse. Por kur sovjetikët u zbutën, ky ideolog asketik iu drejtua Kinës, dhe kur kinezët nisën të flirtonin me kapitalizmin, ai e ndërpreu Shqipërinë edhe prej tyre – duke u tërhequr pas mijëra bunkerëve (ku ka afërsisht 15 për çdo kilometër katror të vendit) që do të mbronte qytetarët nga tradhtarët lindorë dhe imperialistët perëndimorë.
Kjo ishte kur në kohën njerëzit ishin të uritur. Ata gati nuk ankoheshin kurrë: policia sekrete ishte e kudogjindshme dhe e prirur, edhe ju mund të burgoseshit tre vite vetëm sepse dëgjonit Demis Roussos. “Dhimbja dhe trauma ishte e përzier me ndjenjën e absurdit,” shpjegon një nga të intervistuarit e Rejmerit në këtë koleksion tepër prekës e të gjallë të historive njerëzore. “Ndërsa ecje në rrugë, nuk mund të ishe i sigurt se toka ishte vetëm tokë… Nuk mund të ishe i sigurt se njerëzit me të cilët fole ishin ata njerëz që pretendonin se ishin.”
Ndërsa shikonte një ndeshje futbolli, kushëriri i të intervistuarit pasi vlerësoi një lojtar gjerman ai e pa veten në burg për dy vite. Ndërkohë që ishte në burg ai ankua se pse gjendej aty dhe kështu ju zgjatën edhe 8 vite të tjera. Si një bashkëshort dhunues, Hoxha u tërbua kundër njerëzve të tij, por nuk pranoi t’i linte të iknin. Kalimet ilegale përtej kufirit mund të përfundonin me vdekje. Në një rast, rojet lidhën kufomën e një adoleshenti që tentoi të arratisej në pjesën e pasme të një kamioni, e tërhoqën zvarrë në fshatin e tij dhe e hodhën trupin e përgjakur në rrënjët e një peme.
Komunizmi ishte një mikromenaxher i regjur. Çdo qytetar kishte një “biografi” të bazuar në pasurinë dhe politikën e familjes së tyre para revolucionit, duke paracaktuar se deri ku mund të shkonte individi. Shteti shpërndante vende pune: ndoshta do kishit dashur të bëheshit mjek ose balerin, ndoshta e kishit dhe talentin, por nëse Shqipërisë i duheshin shoferë kamionësh, do ishit të deturuar ta bënit një gjë të tillë, të bëheshit shofer kamioni. Në vitin 1967, feja u ndalua. Kishat u mbyllën dhe klerikët u shpërbënë ose u arrestuan. Sipas një murgeshe, qytetarët që u kapën fort pas mënyrave të vjetra u torturuan. Shoqja e saj u vendos në një thes me mace që rriheshin derisa, “të drobitur nga dhimbja”, ata e gërvishtën vajzën deri në vdekje.
Lea Ypi shkruan se nëse dikush pohonte se po “studionte marrëdhënie me jashtë ” kjo gjë nënkuptonte se do të burgoseshit për tradhti; “nota të mira” do të thotë se ata ishin liruar; “ke dështuar në provim” do të nenkuptonte një ekzekutim. Autorja ishte shumë e re në kohën kur ajo i dëgjoi këto fraza për herë të parë për të kuptuar kuptimin e tyre të dyfishtë, dhe kështu supozoi se familja e saj ishte e talentuar akademikisht. ’’Nëse balta më e ëmbël se mjalta’’ është një katalog tmerresh – i paepur, jo për ata me zemër të dobët – kujtimet e Ypit janë një konsideratë më ambivalente e kuptimit të lirisë, siç i ka hije një shqiptari të lindur në 1979, i rritur në mjerim dhe megjithatë i kushtëzuar të besojë se ky ishte vendi më i lirë në Tokë.
Prindërit e saj e rritën atë me gjysmë të vërteta. Po, emri i familjes së tyre ishte i njëjtë me një kryeministër të paraluftës, por kjo ishte vetëm një rastësi, thanë ata. Dhe jo, ata nuk kishin një foto të Hoxhës në mur, por kjo ndodhi sepse prisnin ta zmadhonin. Ajo që ata kishin, ishte veçse një kanaçe bosh me Coca-Cola, e barabartë me një orë karroce floriri në Shqipërinë komuniste, të cilën ata e vendosën në një centro të qëndisur. Mbledhja e ethshme, e adhurimit të mallrave perëndimore thuajse justifikonte paranojën e Hoxhës. Ai ishte i shqetësuar se barazia nuk mund të konkurronte me kapitalizmin. Rezultonte se kishte të drejtë.
Duke ndenjur në një qytet të ndaluar në zemër të Tiranës, ku elita me sa duket dëgjonte Demis Roussos aq sa mund ta dëgjonte, bota private e Hoxhës u zvogëlua po aq shpejt sa lista e tij e aleatëve të huaj. Në vitin 1981, kryeministri dhe miku i tij prej dekadash, Mehmet Shehu, u gjend i vdekur: vrasje apo vetëvrasje, gjithçka ishte njësoj. Djali i Shehut i shprehet Rejmerit se babai i tij ishte i shqetësuar se pa ndihmën kineze, Shqipëria do të bëhej “një fermë feudale” dhe pikërisht për këtë moment të dyshimi, familja Shehu u përndoq ose u burogs. Hoxha ia besoi trashëgiminë e tij një komunisti më të pastër.
Pasi plaku flaku nallanet e tij dhe blloku lindor u shkatërrua, Shqipëria e vetmuar zbuloi se sa moralisht e varur kishte qenë në të vërtetë nga BRSS. Pas rënies së Murit të Berlinit, regjimi u lëkund pak më gjatë: mësuesit e Ypit ende këmbëngulnin se Shqipëria ishte shpresa e fundit e madhe. Por me ëndrrën socialiste të paarritshme, sistemi u shemb.
Të qenurit i lië nënkuptonte demokraci, privatizim, varfëri dhe luftë civile. Ypi kujton se ishte e bllokuar në dhomën e saj të gjumit, duke dëgjuar kallashnikovë përreth. “Kur ishim të lirë,” i thotë një grua Rejmerit, “shqiptarët ishin si gati si fëmijët që nuk e dinin se çfarë ishte përgjegjësia”. Komunizmi, si për çudi ishte antisocial. Shkaku se individi mbështetej tek shteti për gjithçka, ata nuk kishin pse të kujdeseshin personalisht për askënd tjetër, dhe kështu “mentaliteti komunist për pasojë u shkri me ideologjinë neoliberale” – pasi sistemi i ri u tha shqiptarëve që të shikonin numrin një në pritshmërinë që çfarë do të ofronte tregu tani. Praktikisht ajo çfarë ndodhi tani ishte shfrytëzimi, shkarkimet masive nga puna dhe largimi jashtë vendit. Shqiptarët që dikur konsideroheshin si refugjatë edhe madje të mirëpriturt, befasu quajtën emigrantë ekonomikë dhe u kthyen në shtëpitë e tyre. Të bllokuar pas një perdeje të hekurt me dokumente dhe me viza të refuzuara, përdhunimi dhe prostitucioni u rritën ndjeshëm, bashkë me to dhe jetimoret. Ypi kishte fatin të udhëtonte jashtë vendit për të studiuar filozofi, duke u premtuar prindërve të saj se nuk do të merrej me marksizmin. Sot, ajo jep leksione mbi Marksizmin në Shkollën Ekonomike të Londrës.
Në një intervistë të kohëve të fundit, Ypi tha se kur komunizmi u shemb, na privoi nga disa ide të dobishme, si solidariteti dhe kërkimi për një liri që është më shumë sesa thjesht të pasurit e gjërave. Një murgeshë i thotë Rejmerit se edhe pse jo çdo shqiptar sot shkon në kishë, e rëndësishme është se ata kanë të drejtën për të zgjedhur – dhe kjo liri për të zgjedhur, për të gjitha gabimet e Shqipërisë moderne, është padiskutim “e bukur”.
Një murgeshë e dytë jep vullnetarisht këtë qasje: “Është e vështirë të besohet se vetëm disa dekada më parë regjimi mund të torturonte një grua të re, ta gjymtonte, ta vriste nga uria dhe ta shpërfytyronte… thjesht sepse ajo besonte në Zot.” Sot “të rinjtë janë të lirë, dhe gjithashtu të dobët” – domethënë dekadentë. “Në të kaluarën, ata do duhej të ishin të fortë në mënyrë që të vdisnin me dinjitet”. Kohët e vështira prodhojnë njerëz të mrekullueshëm. Por askush nuk do t’i dëshironte më asnjë shoqërie, të tillë kohë si ajo e Hoxhës.
Por të dy këta libra janë tejet të mirë dhe mjaft të rëndësishëm për t’u shtuar në kurrikulën e historisë. Ne kemi mësuar ligësinë e fashizmit, dhe me të drejtë – por dëgjojmë shumë më pak për atë ç’ka bënë komunistët, ndoshta sepse ata e bënë në emër të idealeve që shumica e shoqërisë sonë bashkëkohore iu duket tërheqëse. Kjo është e çuditshme.
Në asnjë libër ambiciet e larta të komunizmit nuk janë hedhur poshtë nga dora – Rejmer madje zbulon se shqiptarët këmbëngulnin se vendi ishte më i mirë nën menaxhimin e Hoxhës sesa nën kompaninë e ’’Coca-Cola’’ – por utopizmi merret me abstraksione dhe ky është njëri nga këto, në vetë natyrën më antinjerëzore. Të jetosh nën realitetin konkret të komunizmit ishte ta urresh atë./thetelegraph/