‘The Next Batman’, superheroi i ri do të jetë me ngjyrë

Fansave të librave vizatimorë iu është konfirmuar që një seri vëllimesh me Batmanin, do të kenë premierën e madhe në muajin janar.
DC ka konfirmuar zyrtarisht se Timon Fox, një nga djemtë e Lucius Fox, një bashkëpunëtor biznesi i Bruce Wayne, Batmanit origjinal.
Timothy Fox do të shfaqet si heroi i “The Next Batman”, një seri me katër botime e shkruar nga John Ridley, skenaristi i “12 Years a Slave”.
Seria e librave vizatimorë do të publikohet në janar dhe shkurt dhe në të përpos Batman, do të hasen edhe disa heronj të rinj si Jonathan Kent, djali i Njeriut prej Çeliku.
Batmani origjinal është luajtur nga Bruce Wayne. Batman u krijua nga artisti Bob Kane dhe shkrimtari Bill Finger, dhe debutoi në numrin e 27-të të librit komik Detective Comics më 30 Mars 1939.
Rruga Press
Lexo edhe: