Bota

“The Guardian”: Gjermania në udhëkryq, frikë për kthimin në historinë e errët

Në prag të zgjedhjeve të së dielës në Gjermani, klima politike është bërë edhe më e nxehtë. Ka pasur sulme ndaj politikanëve dhe aktivistëve të fushatës si dhe janë shkatërruar postera zgjedhorë.

Shumë u ndjenë të shqetësuar apo edhe të kërcënuar kur Friedrich Merz, lideri i CDU-së së qendrës së djathtë, propozoi një projekt-ligj për të forcuar kontrollin e imigracionit që kishte edhe mbështetjen e “Alternativës për Gjermaninë” (AfD) të ekstremit të djathtë.

Björn Höcke speaks on a stage in the cathedral square with spires in the background; he is small in the corner of the image but seen in closeup on a huge screen to the right of the stage.

AfD, e klasifikuar si një parti e dyshuar ekstremiste nga inteligjenca gjermane, kremtoi plasaritjen e atij që njihej si “muri i zjarrit” kundër bashkëpunimit me të djathtën ekstreme në Bundestag. Demonstrata masive shpërthyen si kundërpërgjigje ndërsa i mbijetuari i Holokaustit, Albrecht Weinberg, ktheu medaljen e meritës në shenjë proteste.

Roli i dezinformimit dhe mediave sociale

Rritja e AfD-së është nxitur nga dezinformimi, i cili u përshpejtua gjatë pandemisë Covid-19 të vitit 2020 kur u themelua lëvizja “Querdenken”. Gjatë kësaj kohe, pjesë të AfD-së u përzien gjithnjë e më shumë me teoricienët e konspiracionit dhe ekstremistët e djathtë.

Në të njëjtën kohë, aplikacionet e mediave sociale, si TikTok, Telegram dhe Twitter (tani X), u përhapën gjithnjë e më shumë në Gjermani, duke lejuar që përmbajtja dhe narrativat të përhapeshin kryesisht të pafiltruara.

YouTuber and influencer Ketzer der Neuzeit interviews Alice Weidel: he holds a microphone as they stand on a darkened balcony which has a banner on it reading Team Alice.

Asnjë parti tjetër gjermane nuk ka qenë aq e suksesshme sa AfD në këto platforma të mediave sociale, veçanërisht në TikTok.

Katrin Nolte, a young blonde woman, kneels on the wooden floor of a studio with a phone on a tripod in front of her; behind her is a screen with the AfD logo and the words Herzlich willkommen

Ka një përpjekje në rritje për të nxitur teoritë e konspiracionit. Në janar, bashkë-udhëheqësja e AfD, Alice Weidel pretendoi në mënyrë të rreme gjatë një diskutimi në internet me Elon Musk se “Hitleri ishte komunist”. Më pas AfD e ftoi Musk-un në një aktivitet të fushatës, pavarësisht se ai bëri një gjest që u interpretua gjerësisht në Gjermani si një përshëndetje e Hitlerit.

Si përgjigje, grupi i artistëve “Zentrum für Politische Schönheit” (ZPS) projektoi një imazh të gjestit të Musk në një fabrikë “Tesla” në Brandenburg. Ironikisht, ZPS, e cila ka bërë vazhdimisht fushatë për ndalimin e AfD-së, tani është nën hetim nga policia për shfaqjen e simboleve antikushtetuese. Përshëndetja e Hitlerit është e ndaluar në Gjermani.

A state parliament room with a classical-style statue of a woman in an alcove and candelabra lighting; a German flag has been attached to the light fitting and there is a bottle of wine and some election merchandise on a table; the bottle has a picture of an AfD candidate on its label and the words Stop Grun!

AfD-ja luan shpesh me paqartësitë apo deklaratat që janë pranë veprave penale. Slogani i fushatës zgjedhore të vitit 2025, “Alice für Deutschland” (Alice për Gjermaninë), të kujton fuqishëm sloganin e Sturmabteilung (Divizioni i Stuhive, krahu paraushtarak i partisë naziste) “Alles für Deutschland” (Gjithçka për Gjermaninë). Këto janë shenja të mjegullta, por audienca që mbështet ekstremin e djathtë i kupton ato në mënyrë të përsosur ndërsa votuesit indiferentë shpesh i nënçmojnë ato.

Lexo më shumë  Opozitarja ukrainase Timoshenko i përgjigjet Trump: Zgjedhjet janë të pamundura në kohë lufte, Zelensky mbetet legjitim

Dhuna në rritje dhe paralele historike

Mbështetja për AfD-në po rritet me shpejtësi, veçanërisht në zonat rurale që luftojnë ekonomikisht dhe me infrastrukturë të dobët, dhe ku politikanë të tillë si Björn Höcke, kreu i AfD-së në Turingi dhe Maximilian Krah, një deputet dhe kandidati kryesor i partisë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian të 2024-ës, konsiderohen për shumë të rinj si model.

Të dy apelojnë për mbështetje nga audienca e re në aktivitetet e fushatës dhe në mediat sociale. Höcke, i cili konsiderohet si një udhëheqës i fuqishëm i krahut nacionalist brenda AfD, u shpall fajtor nga një gjykatë në vitin 2024 për përdorimin e një slogani të ndaluar nazist.

Gjermania ka pasur një histori të gjatë të dhunës së krahut të djathtë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, por po sheh rritje të sulmeve vdekjeprurëse. Përvjetori i pestë i sulmit racist “Hanau 2020”, i cili u mori jetën 9 të rinjve në një sulm terrorist të frymëzuar nga ekstremi i djathtë, konçidoi vetëm disa ditë para zgjedhjeve në të cilat AfD pritet të bëhet forca e dytë politike. Të mbijetuarit, miqtë dhe të afërmit e të vrarëve mbanin një pankartë në një protestë ku thuhej: “AfD mori pjesë në vrasje”.

Armed police officers guard a courtroom.

4 muaj para sulmit në Hanau, një tjetër ekstremist i djathtë sulmoi një sinagogë në Halle dhe më pas një qebaptore, duke vrarë 2 persona. Në burg, ai arriti të montojë një armë dhe për pak u arratis. Në shkurt 2025, një i ri u arrestua në Brandenburg, pasi dyshohet se po përgatitej të sulmonte një kompleks që strehonte azilkërkuesit.

Men in black carrying black flags march; one in front has a shaven head and another facial and neck tattoos including a number 18, indicating the AH initials of Adolf Hitler, on his cheek.

Një kulturë në rritje e dhunës së të djathtës

Të rinjtë ekstremistë të djathtë në Gjermani po bëhen gjithnjë e më militantë. Raportet tregojnë se të rinjtë e radikalizuar jo vetëm që po konsumojnë propagandë në internet, por po formojnë grupe të dhunshme.

Këto grupe synojnë pakicat, kundërshtarët politikë dhe gazetarët, shpesh duke thurur lavde për aktet terroriste të së djathtës në të kaluarën. Janë zbuluar kampe trajnimi dhe kurse vetëmbrojtjeje me lidhje me rrjetet e ekstremit të djathtë, ku të rinjtë trajnohen për teknikat luftarake nën maskën e “vetëmbrojtjes”.

Two children, one seen only from shoulders-down and the other with only half her face in view, show off the painted patterns on their arms: these include stars and blue hearts with the letters AFD in the centre

Ekspertët paralajmërojnë se kjo kulturë në rritje e dhunës mund të çojë në një rritje të mëtejshme të sulmeve të motivuara politikisht, duke e bërë kërcënimin e ekstremizmit të djathtë më të menjëhershëm dhe më të prekshëm se kurrë.

Lexo më shumë  Pas krahasimit të Rusisë me Gjermaninë naziste nga presidenti Mattarella, Italia u vu në shënjestër të hakerëve pro-rusë
Men holding flares stand by as a group with banners marches down a street; in front of the marchers are two men with placards round their necks who are about to step on an EU flag which is laid on the ground.

Normalizimi i ekstremizmit: nga retorika në veprim

Retorika e AfD dehumanizon pakicat, duke përdorur terma të tillë si “thika të subvencionuara” dhe “vajza me shami”. Krijimi i kategorive të njerëzve “të mirë” dhe “të këqij”, të kujton kapitullin më të errët të historisë së Gjermanisë. Diskursi i fushatës po dominohet nga temat e migracionit, kontrolleve kufitare dhe deportimit duke anashkaluar çështje si ndryshimet klimatike dhe progresi teknologjik.

Armed riot police in helmets lean down to drag a protester along the ground.

Ekspertët e fushatës që këshillojnë AfD-në e njohin shumë mirë frikën e popullatës gjermane: rënien ekonomike, dhunën nga emigrantët dhe ndryshimin e zakoneve personale.

Teksa AfD kërkon të shfaqet e rëndësishme në nivel federal dhe shtetëror me fushatën dhe marifetet e saj siç janë rosat prej gome dhe rrotullat e sallamit, skandalet e përsëritura nga degët dhe strukturat e degëve lokale ekspozojnë një realitet tjetër. Incidente të tilla si shpërndarja e “biletave të fluturimit të dëbimit” të rreme në Karlsruhe në Gjermaninë jugore dhe veprime të ngjashme kanë çuar në hetime të policisë, duke zbuluar rrymat më radikale të partisë.

three rubber squeaky ducks in blue and red party colours with AFD logos on their chests are placed on a blue table

Në shtator 2014, deputetja e AfD-së Lena Kotré shpërndau “Kubotans” (armë të vogla me zinxhir) si dhurata të fushatës zgjedhore nën pretendimin e vetëmbrojtjes, duke e çuar më tej normalizimin e retorikës së dhunshme nga partia e saj.

Një komb në rrezik

Në vitin 2024, numri i veprave kriminale të ekstremistëve të djathtë arriti një rekord në të gjithë Gjermaninë. U arrestuan anëtarë të grupeve të shumta të cilët tashmë ishin armatosur, duke u përgatitur për një grusht shteti.

A crowd demonstrates against the AfD in Berlin; bubbles are blowing in the air and people wave homemade placards.

Klima e brishtë politike e Gjermanisë, një qeveri e dobët dhe dhuna në rritje e krahut të djathtë po krijojnë një situatë të rrezikshme. Vendi, dikur i përkushtuar për “kurrë më”, tani e gjen veten rrezikshëm pranë përsëritjes së historisë. AfD po u hap derën në Gjermani regjimeve totalitare dhe lëvizjeve antidemokratike në mbarë botën.

Dy padi për një ndalim të mundshëm të AfD, të paraqitura në janar 2025 nga përfaqësuesit e partive demokratike në Bundestag, kanë marrë një mbështetje të vakët brenda radhëve të tyre. Një bashkë-iniciatore, Carmen Wegge e SPD, foli në favor të ndalimit të partisë.

“AfD është një rrezik për demokracinë. Demokracia u shfuqizua një herë në Gjermani nga një parti e zgjedhur në mënyrë demokratike” – kujton ajo kur “me nacionalsocialistët fituan zgjedhjet e Reichstag-ut në 1933”.  /©The Guardian – Lapsi.al/

YouTube player