Lajme

The Economist: Shqipëria me 300% më shumë vdekje nga ç’u raportuan gjatë pandemisë, 15 milion viktima në të gjithë botën

Shqipëria raportohet të ketë pasur 300% vdekje shtesë gjatë pandemisë, nisur nga fillimi në marsin e 2020-s deri më 1 shtator 2021.

Sipas matjeve të bëra nga The Economist, në Shqipëri gjatë kësaj periudhe kanë vdekur 370 deri në 400 njerëz për 100.000 banorë, ndryshe nga raporti publik i cili është 87.1 për 100.000 banorë.

Statisikat  e Shqipërisë për 100.000 banorë janë më të larta se ato të SHBA-së, Italisë apo shteteve të tjera të mëdha, ndonëse popullsia e tyre është shumë herë më e madhe se ajo e Shqipërisë.

Në një hipotezë sikur të gjitha këto vdekje të jenë nga Covid-19, sipas The Economist, përhapja e virusit në Shqipëri llogaritet në nivelet e 60-64%. Tregues që nga institucionet përgjegjësë nuk është konstatuar publikisht ose matur.

Në Ballkan vendi me vdekjet shtesë më të larta të paraportuara sipas The Economist është Maqedonia e Veriut me 520-580 për 100.000 banorë dhe më pas Bullgaria me 520-540 për 100.000.

The Economist tregon se sipas matjes së tyre, në të gjithë botën, vdekjet nga Covid-19, më 1 shtator 2021 arritën shifrën e 15.2 milionëve, jo sa është publikuar, 4.5 milionë. Në një shënim, The Economist, thotë se me 95% të dhëna, por jo 100%, vdekjet shtesë shkojnë nga 9.3 milionë në 18.1 milionë.

Lexo më shumë  Shqipëria “pa busull” përballë plakjes së popullsisë, mungojnë të dhënat dhe projeksionet

Shumë njerëz që vdesin ndërsa infektohen me Covid-19  nuk testohen kurrë dhe për këtë gjë nuk hyjnë në totalin zyrtar. Anasjelltas, disa njerëz vdekjet e të cilëve i atribuohen Covid-19 kishin sëmundje të tjera që mund t’i kishin përfunduar jetën e tyre në një afat të ngjashëm gjithsesi.

Po në lidhje me njerëzit që vdiqën nga shkaqe të parandalueshme gjatë pandemisë, sepse spitalet plot me pacientë me Covid-19 nuk mund t’i trajtonin?

Në të gjithë botën, gjatë periudhës prill-korrik të vitit 2021, The Economist raporton mbi 70.000 vdekje në ditë, nga mbi 12.000 të raportuara zyrtarisht.

Shifrat më të larta të vdekjeve shtesë apo siç i referohet media amerikane “vdekje të tepërta”, i ka India, midis 1.1 milion deri në 7 milion nga 439 mijë të raportuara, një shtesë prej 900%.

Lexo më shumë  Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT 

Vende si Hungaria dhe Kanadaja, janë me më pak nga se janë publikuar, ndryshe nga vendet e tjera.

Këto të dhëna bëjnë të qartë se Covid-19 ka çuar në vdekjen e shumë më shumë njerëzve sesa sugjerojnë statistikat zyrtare.

Edhe pse statistikat e vdekjeve shtesë tregojnë  koston njerëzore të Covid-19, ato janë të lidhura ngushtë me numrin e njerëzve që janë infektuar me të. Për shkak se virusi është shumë më vdekjeprurës për njerëzit e moshuar sesa tek të rinjtë, numri i vdekjeve ndikohet shumë nga struktura e moshës së popullsisë së një vendi. Duke mbajtur faktorët e tjerë konstantë, nevojitet një numër më i vogël i infeksioneve për të prodhuar një numër të caktuar të vdekjeve shtesë në vendet ku shumë njerëz janë të moshës mbi 65-vjeç.

Për moshën mbi 65- vjeç, vdekjet shtesë gjatë pandemisë në Shqipëri llogariten midis 2.800-3.000 për 100.000 banorë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *