Lajme

The Economist: Serbia, një nga ‘idiotët e dobishëm’ të Putinit në Evropë

Disa vende të Bashkimit Evropian ose kandidatë për t’u anëtarësuar në union po e ndihmojnë presidentin rus Vladimir Putin, siç është Serbia, e cila nuk e fsheh afërsinë me Moskën dhe është mbështetëse e Rusisë.

Me termin “idiotë të dobishëm”, gazeta britanike The Economist përshkruan qeveritë dhe individët që për arsye të ndryshme, por kryesisht për interesa personale, promovojnë narrativat e Putinit në Perëndim dhe i shkaktojnë dëm Ukrainës të sulmuar nga Moska

Mes anëtarëve të BE-së, gazeta N1 është e para që përmend Hungarinë, kryeministri i së cilës është mbështetësi më i shquar i Putinit, sepse Viktor Orban vazhdimisht kritikon Perëndimin për ndihmën e Ukrainës, por ende importon naftë ruse.

Lexo më shumë  Ambasada amerikane: Marrëdhënia me Kosovën ka potencial të fuqishëm për tregti dhe investime

Në vend të dytë, është Austria, e cila bën thirrje për neutralitet, pretendon të jetë një urë lidhëse midis Lindjes dhe Perëndimit dhe ofron shumë pak ndihmë për Ukrainën, shkëmbimi i tregtisë së jashtme të së cilës me Rusinë ka lulëzuar kohët e fundit.

Një tjetër anëtare e BE-së, Greqia u pajtua t’i vendoste sanksione Rusisë, por refuzoi të kufizonte transportin e naftës ruse, e cila është shumë fitimprurëse për kompanitë greke.

Si jo-anëtare e BE-së, Serbia as që nuk përpiqet të fsheh mundësinë fitimprurëse që i ofron Rusia për të anashkaluar sanksionet.

Lexo më shumë  Veliaj ofron pasuri për tu liruar nga burgu

Gazeta tregon se në Evropë partitë ekstremiste, shpesh janë të bashkuara në kërkesën për rivendosjen e paqes në Ukrainë, “në mënyrë që agresioni rus të shpërblehet me territoret e pushtuara”.

Sipas këtyre partive, NATO-ja kishte provokuar sulmin e Rusisë, se Ukraina është një krijesë artificiale që i përket Rusisë dhe se SHBA-ja qëllimisht po i hedh benzinë zjarrit për të shitur armë.

Në fund, gazeta thekson se liderja e së djathtës ekstreme në Francë, Marie Le Pen, zëvendëspresidenti i Qeverisë italiane Matteo Salvini, liderët e Alternativës për Gjermaninë si dhe Partia e Majtë gjermane janë unike në qëndrimet e tilla.

Rruga Press

YouTube player