‘The Beatles’ rikthehen përmes dokumentarit të xhiruar më 1969
Është një film i pritur prej vitesh, “The Beatles: Get Back”, një dokumentar me regji të Peter Jackson i bazuar në 60 orë xhirime, në fillim të vitit 1969.
Pak muaj përpara se Beatles të ndaheshin, ata kaluan shumë javë së bashku për një projekt të ri me nismë të Paul McCartney: filmimin dhe regjistrimin e provave përpara se të këndonin live.
Filmi u shfaq premierë në Londër ditën e martë.
“Nuk shihen shpesh grupe artistësh që punojnë së bashku. Këtu kemi katër mbretër të rokut, 4 djem në një dhomë që përpiqen të gjejnë se çfarë të bëjnë. Dhe kjo është gjëja e jashtëzakonshme. Mbi të gjitha bëhet fjalë për Beatles dhe kjo e bën tërheqës filmin”, tha Jonathan Clyde, producent.
Provat e grupit muzikor janë për albumin “Get Back”, i parafundit, përpara “Abbey Road” që doli pak muaj më vonë.
Koncerti u mbajt në mënyrë klandestine, në tarracën e shtëpisë disko grafike në zemër të Londrës, nën ritmet rock’n’roll, që më pas influencuan muzikën pop.
“Si kompozitor këngësh mund të them se ata ishin gjithçka për vitet ’60. Ata u kthyen në një pikë referimi për muzikën pop, prandaj them se ishin gjithçka. Ata shënuan fillimin e muzikës”, tha muzikanti Noel Gallagher.
Dokumentari 6-orësh është i ndarë në tre pjesë. Episodi i parë i “The Beatles: Get Back” do të shfaqet më 25 nëntor në kanalin “Disney+”.
Rruga Press