Bota

Thatësira në Etiopi po çon në rritje të martesave te fëmijët

Zonat e goditura më vrazhdë nga thatësira në Etiopi po shohin rritje “dramatike” të martesave të fëmijëve, pasi urgjenca më e keqe e shkaktuar nga klima në 40 vjet po i shtyn njerëzit në zgrip, tha kreu i UNICEF.

Tre sezone radhazi pa shi kanë sjellë uri, kequshqyerje dhe zhvendosje masive për miliona njerëz në Bririn e Afrikës, përfshirë pjesë të Etiopisë, Somalisë, Kenisë dhe Xhibutit.

Shumë vajza në Etiopi tani përballen me martesat në moshë të re, pasi prindërit e tyre kërkojnë të gjejnë burime shtesë jetesë përmes prikave nga familja e bashkëshortit dhe shpresojnë që vajzat e tyre të ushqehen dhe të mbrohen nga familje më të pasura, paralajmëroi Catherine Russell, drejtoresha ekzekutive e UNICEF.

Lexo më shumë  Ukrainasit godasin rafinerinë më të madhe të naftës në Volgograd

Disa zona të rajonit të gjerë të Oromisë kanë parë rritje të praktikës, tha agjencia e OKB-së për fëmijë, duke cituar të dhënat e qeverisë lokale.

Në zonën East Hararghe, vend i 2.7 milionë njerëzve, rastet e martesave të fëmijëve u rritën me 51%, nga 70 të regjistruara gjatë një periudhe gjashtëmujore në 2020-21 dhe 106 në të njëjtën periudhë të një viti më vonë.

Ishte vetëm një nga gjashtë zonat e prekura nga thatësira në Oromia që ka parë një rritje të mprehtë të martesave të fëmijëve, tha UNICEF.

Lexo më shumë  Gjenerali norvegjez: Rusia mund të kryejë një pushtim tjetër për të mbrojtur pasurinë bërthamore

Në këto zona, rastet janë pothuajse katërfishuar. Sipas të dhënave të marra nga UNICEF ​​këtë javë, 672 raste të martesës së fëmijëve janë regjistruar në periudhën shkurt-gusht të vitit të kaluar, ndërsa në gjashtë muajt nga shtatori i kaluar deri në mars të këtij viti, ky numër ka shkuar në 2282, tregojnë të dhënat e pushtetit vendor.

“Ne po shohim rritje në martesat e fëmijëve që janë mjaft dramatike,” tha Russell, duke vënë në dukje se më shumë se 600,000 fëmijë mendohet se e kanë braktisur shkollën si rezultat i thatësirës.

Një farkëtar i vendos një byzylyk në kyçin e këmbës një vajze para një dasme në Metahara, rrethi Oramia.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *